Lart

Lajm i mirë: Gjendet Vaksina Kundër Kancerit të Gjirit (po kur?)

Lajm i mirë Gjendet Vaksina Kundër Kancerit të Gjirit (por për kur?)

Një vaksinë e zhvilluar për të parandaluar kancerin e vezoreve dhe të gjirit mund të jetë në dispozicion në 10 vitet e ardhshme.

Të paktën kështu kanë deklaruar disa studiues nga SHBA-të.

Shkencëtarët tek klinika Mayo në Jacksonville, Florida thonë që vaksina jo vetëm që ndalon rishfaqjen e këtij kanceri, por edhe mund ta parandalojë tërësisht.

Vaksina, për të cilën aktualisht janë duke u kryer teste, thuhet se që tani ka arritur që të zhdukë qelizat e kancerit nga një paciente me tumor në gji.

Një nga mjeket që po merret me këtë eksperiment Keith L. Knutson u shpreh për Forbes se duke qenë se kërkimet po bëhen në fazat e para, kjo do të kërkojë të paktën 3 vite përpara se të fillojë faza tjetër e testimit.

Pas kësaj vaksina mund të jetë e disponueshme në numra të mëdhenj për pacientët.

Knutson shpjegoi:

“Është e arsyeshme të themi se mund të kemi një vaksinë gati brenda 10 viteve dhe mund të jetë e disponueshme për pacientët për t’u blerë në farmaci apo për t’u marrë në spitale.”

Sipas shkencëtarëve, deri më tani dihet që vaksina është e sigurt dhe se stimulon sistemin imunitar. Dihet gjithashtu që, deri më tani, ka pasur një impakt pozitiv në kancerin e vezoreve dhe gjirit

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com