Lart

Vaksinat në Vendet e Ballkanit Perëndimor

Rrethana të ndryshme vlerësohet se kanë ndikuar në mossigurimin e vaksinave kundër koronavirusit në Kosovë, në kohën kur pothuajse të gjitha shtetet në rajon kanë filluar vaksinimin.

Në Shqipëri tashmë ka filluar arritja e kontingjenteve të vaksinës së Pfizer-it pothuajse çdo javë, kurse në prill, pritet të arrijë kontingjenti i parë i 360.000 dozave të vaksinës së kompanisë britanike, AstraZeneca dhe Universitetit të Oxford-it nga “një shtet mik”.

Maqedonia e Veriut po ashtu ka filluar vaksinimin me vaksinat e dhuruara nga Serbia, kurse Serbia tashmë u ka mundësuar qytetarëve të vetë të zgjedhin në mes katër vaksinave dhe ka vaksinuar mbi një milion njerëz.

Vaksinimi ka filluar edhe në Malin e Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë, po ashtu me vaksina të dhuruara nga Serbia.

Derisa disa nga këtyre shtete kanë bërë negociatat direkte me kompanitë për të siguruar vaksinat, Kosova është në pritje të vaksinës së AstraZenecas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra.

Vaksinimi sa më i hershëm i popullatës, fillimi i vaksinimit të grupeve të rrezikut me siguri do të kontribuonte që e gjithë situata me pandeminë të lehtësohet, do të kontribuonte që rastet, të cilat janë më të rrezikuara të mos sëmuren. Në këtë moment është një joseriozitet shumë i madh i autoriteteve shëndetësore të Kosovës, të cilat këtë punë e kanë lënë praktikisht vetëm në dorën e një mekanizmi, COVAX-it, i cili edhe ashtu po kritikohet se është jofunksional.

Shpërndaj
Lajme - Probleme.me