fbpx
Lart

Frikë nga Vdekja? Ja se si na Mbron Truri

faqja probleme.me

vdekja mbrojtja truri

Të qenurit të mbrojtur nga mendimet për vdekjen tonë mund të jetë shumë e rëndësishme për të gjithë njerëzit, në mënyrë që ata të jetojnë të tashmen. Truri e klasifikon vdekjen si diçka që “godet” apo prek, vetëm të tjerët, pra jo ne. Frika nga vdekja mbrohet nga realiteti i një vdekjeje të mundshme të afërt.

Kjo është përmbledhja e një studimi të kryer në Universitetin Bar Ilan në Izrael, me teste specifike të zhvilluara mbi persona që u deklaruan vullnetarë për këtë studim.

Çfarë kanë zbuluar kërkuesit në bashkëpunim me qendrën e kërkimit të neuroshkencave në Lion? Që sapo bëhemi të vetëdijshëm për ekzistencën tonë dhe për faktin se një ditë do të vdesim, truri gjen mënyrën për të na mbrojtur nga ai që do të jetë fati ynë i afërt (pra, nga mendimi për vdekjen).

tactica seo kosovo

Me pak fjalë, truri bën një punë të mirë për të na bindur se vdekja është diçka që u ndodh personave të tjerë, duke na hequr kështu frikën se do të vdesim.

Vullnetarët i janë nënshtruar një testi ku shikonin fytyra që shfaqeshin dhe zhdukeshin në një ekran, ndërkohë që monitorohej aktiviteti i tyre cerebral. Pra, është studiuar se si truri i vullnetarëve reagonte ndaj fotove të tyre dhe fotove të të tjerëve. Në 50% të rasteve, fotot ishin të shoqëruara nga fjalë si “funeral” apo “varrim”.

Kërkuesit kanë dalë në përfundimin se sistemi i gadishmërisë së trurit mbyllej kur këto fjalë shoqëronin fotografinë e vetë personit.

E Huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Pudra e Famshme për Fëmjë Mund të Shkaktojë Kancer

Cilët janë Personat që do të Kryesojnë në të Ardhmen?

faqja probleme.me
Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]