Lart

Një Mjek 62-vjeçar Kinez në Wuhan ka Vdekur Pasi është Infektuar me Koronavirus duke Trajtuar Pacientët

vdes doktori qe po trajtonte koronavirusin

Një mjek kinez në Wuhan, epiqendra e shpërthimit vdekjeprurës të koronavirusit, vdiq pasi trajtoi pacientët. Televizioni publik i Kinës ka raportuar se Liang Wudong, 62 vjeç, ishte një mjek specialist i cili ndihmoi pacientët në vendin ku nisi gjithcka.

Koronavirusi Wuhan ka vrarë 41 njerëz deri më tani dhe ka infektuar afro 1.300 të tjerë, duke bërë që qeveria kineze të karantinojë të paktën 12 qytete dhe të paktën 33 milion njerëz.

Spitali në Wuhan ka qenë i stërmbushur me numrin e pacientëve me koronavirus, dhe disa prej mjekëve kanë veshur pelena për të rritur, sepse nuk kanë pasur kohë të shkojnë në banjë.

Doktor Liang Wudong ka punuar në Spitalin Hubei Xinhau, në të cilin u pensionua në Mars të vitit 2019. Wudong, i cili po trajtonte pacientët e virusit të koronës në Wuhan në Kinë, është infektuar gjatë trajtimit të pacientëve dhe është bërë mjeku i parë që vdiq nga Coronavirus. 😢

Është e udhës të përmendet kur të gjithë po përpiqen ta shmangin virusin, stafi mjekësor i vijës së përparme po rrezikon jetën për ta kuruar atë dhe shpëtuar të tjerët. Kjo është padyshim bukuria e këtij profesioni. ❤

Kalojeni këtë postim tek të tjerët për ta parë që bota ka nevojë për njerëz si ky!

Ju rekomandojmë këtë artikull:

Edhe Kosova mund të Preket nga Virusi Kinez, Paralajmërojnë Mjekët

Si të Veprojmë për ti Mbrojtur Fëmijët nga Simptomat e Ftohtit dhe Gripit në Stinën e Dimrit

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com