Lart

Zhvillohet një vaksinë e re për malaria me potencial të madh

Një vaksinë për malaria me potencial “për ta ndryshuar botën”, është zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Oxfordit.

Është dashur mbi një shekull për të zhvilluar vaksina efikase pasi paraziti malaria, që përhapet nga mushkonjat, është shumë kompleks. Është si shënjestër lëvizëse, që vazhdimisht ndryshon format brenda trupit, që e bën të vështirë të imunizohesh ndaj saj.

Vitin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë leje për vaksinën e parë – të zhvilluar nga gjiganti farmaceutik GSK – që të përdoret në Afrikë.Mirëpo, ekipi i shkencëtarëve nga Oxfordi thonë se qasja e tyre është më efikase dhe vaksina e tyre mund të prodhohet në një shkallë shumë më të gjerë.

Shpërndaj
Lajme - Probleme.me