Njerëzit me Diabet Mund të Hanë Vezë
Shumë njerëz me diabet janë të shqetësuar rreth të ngrënit vezë, sepse ata besojnë se ato kanë përmbajtje të lartë në kolesterol. Më herët është besuar se të ushqyerit me kolesterol dietik mund të rriste kolesterolin në gjak, por kjo logjikë më nuk mendohet të jetë e vërtetë.
Në fakt, studimet kanë treguar se kolesteroli dietik, si kolesteroli i gjetur në vezë, nuk është i lidhur me nivelet e larta të kolesterolit në gjak.
Kolesteroli dietik nuk lidhet me nivelin e lartë të kolesterolit në gjak
Përderisa është e zakontë që një person me diabet të tipit 2 të ketë edhe nivel të lartë të kolesterolit, vetë konsumi i kolesterolit dietik nuk është i lidhur me nivelet e larta të kolesterolit në gjak.
Sa për një marrëdhënie të përgjithshme në mes të konsumit të vezëve dhe diabetit të tipit 2, një studim i qershorit 2010 i botuar në Journal of Clinical Nutrition nuk gjeti asnjë lidhje të tillë. Disa ekspertë rekomandojnë kufizimin e vezëve në jo më shumë se tre të verdha të vezëve në javë. Ky rekomandim jepet kryesisht për shkak të përmbajtjes së yndyrës së ngopur që gjendet në të verdhë të vezës dhe jo të kolesterolit.
Marrja e yndyrërave nga ushqimet e tjera
Marrja e tepërt e yndyrës së ngopur (e gjetur në ushqime të skuqura, mish të procesuar si sallam dhe proshutë dhe ëmbëlsira si biskota, tortë dhe karamele) mund të rrisë kolesterolin e gjakut. Dhe ndërsa dy vezë kanë më pak yndyrë të ngopur se sa një hamburger i vogël, nëse i gatuani vezët tuaja në gjalpë, i mbushni me djathë plotë me yndyrë ose i shoqëroni ato me proshutë ose sallam, ju do të merni shumë yndyrëra të ngopura.
Në fakt, disa nga rezultatet e studimit kanë treguar një lidhje midis marrjes së vezëve dhe kolesterolit të lartë ose diabetit mund të jenë anormale bazuar në praninë e ushqimeve të tjera të mëngjesit që kanë shumë yndyrëra, si gjalpi, proshuta dhe sallami.
Vezët mund të jenë pjesë e një plani të balancuar të vakteve
Në vetvete, vezët janë burim i moderuar i proteinave që mund të ndihmojnë në balancimin e një plani ushqimor të bërë për dikë me diabet. Proteina është një makronutrient i rëndësishëm që ndihmon në ngopjen, ruajtjen dhe ndërtimin e masës trupore, rritjen e imunitetit dhe ndihmon në shërimin dhe riparimin e indeve.
Vezët nuk përmbajnë karbohidrate dhe nuk kanë asnjë ndikim në sheqerin në gjak kur hahen vetëm. Të bardhët e vezëve janë një mundësi edhe më e vogël: dy të bardha të vezëve ose 1/4 e filxhanit vezë kanë gjysmën e kalorive të një veze dhe janë jashtëzakonisht të ulëta në yndyrë.
Këtu janë disa ide për një vakt të shëndetshëm që kanë më pak se 500 kalori dhe përfshijnë vezët:
- Rraheni një vezë dhe dy të bardha të vezëve. Shtoni ndonjë perime pa niseshte, perime të pjekura që kanë mbetur, spinaq, piper, qepë. Vendosi vezët e fërguara mbi një fetë buke dithëri të lyer me avokado. Shtoni një porcion me fruta të freskëta sezonale.
- Përzieni dy vezë të ziera me një vezë të bardhë dhe me avokado dhe shërbejeni me një fetë marule dhe domate mbi një fetë buke dithëri. Shtoni një porcion me fruta të freskëta sezonale.
Përfitimet shëndetësore shtesë nga ngrënia e vezëve
Nëse jeni ende në dyshim për shtimin e vezëve në planin tuaj të ushqimit të diabetit, këtu janë disa arsye të tjera pse njerëzit me diabet duhet të konsiderojnë ngrënien e vezëve:
- Përveçse kanë përmbajtje të ulet të yndyrave të ngopura dhe përmbajtje të lartë të proteinave me cilësi të mirë, vezët janë gjithashtu të mbushura me 13 vitamina esenciale dhe minerale – dy prej të cilave, kolina dhe luteina, janë të rëndësishme për funksionimin e trurit dhe syve.
- Vezët janë burim i mirë i vitaminës së tretshme në yndyrë vitaminës D. Marrja adekuate e vitaminës D potencialisht mund të zvogëlojë rrezikun nga diabeti i tipit 2, por ende nuk dihet nëse korrigjimi i mungesës së vitaminës D në individë me intolerancë të glukozës mund të zvogëlojë rrezikun e përparimit ndaj tipit 2 të diabetit.
- Ngrënia e vezëve në mëngjes mund të ndihmojë në kontrollimin e nivelit të urisë dhe sheqerit në gjak. Në një studim që krahasoi mëngjesin me vezë dhe mëngjesin me bagel, doli që ata që kishin vezë për mëngjes treguan se ndiheshin më pak të uritur gjatë gjithë ditës dhe humbën 65% më shumë peshë. Proteina ngadalëson tretjen si dhe thithjen e glukozës. Prandaj kjo është arsyeja pse proteinat e mira duhet të përfshihen në të gjitha planet e vakteve për njerëzit me diabet.
- Një studim sugjeroi që ngrënia e një mëngjesi të pasur me yndyrna dhe protein por të varfër me karbohidratë, mund të ndihmojë në zvogëlimin e nivelit të sheqerit në gjak.
- Një vezë ka vetëm rreth 75 kalori dhe asnjë karbohidrat. Vezët e ziera bëjnë një ushqim të shkëlqyer me kalori dhe karbohidrate në nivel të duhur, duke ju lejuar të merrni mjaftueshëm proteina pa rritje të sheqerit në gjak.
- Vezë kushtojnë të paktën 1 1/2 deri në 2 herë më pak se mundësitë ekuivalente të mishit dhe peshkut kur krahasoni 1 vezë me 30 gram mish, duke i bërë ato një zgjedhje shumë ekonomike
Një mendim përfundimtar
Mos harroni se të gatuarit një vezë tërësisht është mënyra më e mirë për të zvogëluar rrezikun e helmimit me salmonellë. Nuk është ndoshta ide e mirë për të konsumuar vezë të pagatuar deri në fund.