Lart

Vezët Ngjyrë Kafe dhe të Bardha – A Kanë Ndonjë Dallim?

Shumë njerëz kanë preferenca të ndryshme kur bëhet fjalë për ngjyrën e vezës. Disa njerëz besojnë se vezët ngjyrë kafe janë më të shëndetshme, ndërsa të tjerët mendojnë se vezët e bardha janë më të pastra ose thjeshtë kanë shije më të mirë.

Por a ka dallime ndërmjet vezëve kafe dhe vezëve të bardha? 

Vezët vijnë në shumë ngjyra

Vezët e pulës mund të vijnë me ngjyra të ndryshme. Është shumë e zakonshme që të gjeni vezë kafe dhe të bardha në supermarkete. Megjithatë, shumë njerëz nuk e dijnë se çfarë i bën vezët të kenë ngjyra të ndryshme.

Përgjigjja është shumë e thjeshtë – ngjyra e vezës varet nga raca e pulës. Për shembull, pulat e bardha (Leghorn) bëjnë vezë të bardha, ndërsa pulat e zeza (Plymouth Rocks) dhe pulat e kuqe (Rhode Island Reds) lëshojnë vezë ngjyrë kafeje. Disa raca të pulave, të tilla si Araucana, Ameraucana, Dongxiang dhe Lushi, bëjnë edhe vezë të kaltër ose të kaltër në të gjelbër.

Shumë faktorë mund të ndikojnë në përcaktimin e ngjyrës së vezës, mirëpo gjenetika është faktori kryesor. Ambienti ku jeton pula, ushqimi dhe niveli i stresit mund të ndikojnë në një farë mase edhe në ngjyrën e gëzhojës. Këta faktorë mund ta bëjnë hije të lehta ose të errta në vezë, por jo domosdoshmërisht të ndryshojnë vetë ngjyrën.

Faktori kryesor që përcakton ngjyrën e vezës është raca.

Vezet ngjyre kafe dhe te bardha

A janë vezët ngjyrë kafe më të shëndetshme se vezët e bardha?

Shpesh, njerëzit që preferojnë vezët ngjyrë kafe besojnë se vezët kafe janë më natyrale dhe më të shëndetshme sesa vezët e bardha.

Megjithatë, e vërteta është se të gjitha vezët janë të ngjashme në aspektin ushqyes, pavarësisht nga madhësia, kategoria apo ngjyra. Të dy llojet e vezëve janë të shëndetshme. Një vezë tipike përmban shumë vitamina, minerale dhe proteina me cilësi të lartë.

Megjithatë, shkencëtarët kanë krahasuar vezët me gëzhojë kafe dhe ato me gëzhojë të bardhë për të parë nëse ka ndonjë ndryshim. Studimet kanë gjetur se ngjyra e gëzhojës nuk ka ndonjë efekt në cilësinë dhe përbërjen e vezës. Kjo do të thotë se ngjyra e gëzhojës së një veze nuk ka shumë të bëjë me atë se sa e shëndetshme është. I vetmi ndryshim i vërtetë është pigmenti në gëzhojë.

Megjithatë, ka faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në përmbajtjen ushqyese të një veze. Mjedisi i pulës mund të ketë një ndikim të madh. Për shembull, vezët nga pulat që lejohen të bredhin në dritën e diellit përmbajnë 3-4 herë më shumë sasi të vitaminës D sesa vezët e një pule të rritur konvencionalisht.

Lloji i ushqimit të një pule mund të ndikojë edhe në përmbajtjen e lëndëve ushqyese të vezëve.

Pulat e ushqyera me ushqime të pasura me acide yndyrore të omega-3 prodhojnë vezë që përmbajnë nivele shumë më të larta të acideve yndyrore omega-3 se normalja. I njëjti efekt është gjetur kur pulat hanë ushqim të pasur me vitaminë D.


A dallon shija mes vezëve ngjyrë kafe dhe atyre të bardha?

Disa njerëz betohen se vezët ngjyrë kafe shijojnë më mirë, ndërsa të tjerët preferojnë shijen e vezëve të bardha. Por, ashtu si me përmbajtjen ushqyese, nuk ka dallim të vërtetë midis shijes së vezëve të bardha dhe kafe. Mirëpo, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që të gjitha vezët kanë të njejtën shije!

Edhe pse ngjyra e gëzhojës nuk përbën dallim, faktorë të tjerë si mënyra e të ushqyerit, freskia dhe mënyra se si një vezë është gatuar mund të ndikojë shijen e saj.

Ushqimi i një pule të rritur në shtëpi nuk është i njëjtë me atë të një pule të rritur konvencionalisht.

Përveç kësaj, sa më gjatë që veza të ruhet, aq më shumë ka gjasa që të zhvillohet në shije. Ruajtja e vezëve në një temperaturë stabile dhe të ulët, si në frigorifer, mund të ndihmojë ruajtjen e shijes së tyre për më gjatë. Këto mund të jenë arsyet pse disa njerëz besojnë se vezët nga pula e rritur në shtëpi shijojnë më mirë se ato nga pulat e rritura konvencionalisht.

Vezët e shtëpisë nuk iu nënshtrohen përpunimit dhe transportit sikurse vezët konvencionale, kështu që ato mund të përfundojnë në pjatën tuaj më shpejtë se sa vezët e blera nga dyqani.

Çuditërisht, mënyra se si një vezë është gatuar mund të ndikojë edhe në aromën e saj. Një studim thotë se si vaji i peshkut, i cili përdoret në ushqimin e pulave për të rritur nivelet e omega-3, ndryshon aromën e vezëve.

Pra, ndërkohë që shumë faktorë mund të ndikojnë në shijen e vezëve, ngjyra e gëzhojës nuk ndikon.

Nëse ngjyra nuk ka rëndësi, çfarë ka?

Është e qartë se ngjyra nuk është një faktor i rëndësishëm. Pra, çfarë duhet të merrni në konsideratë kur bleni vezë? 

Vezët Ngjyrë Kafe dhe të Bardha - A Kanë Ndonjë Dallim?

 

Pulat e rritura në oborr dhe ato në ambient të mbyllur

Vezë që vijnë nga kopetë e oborrit të shtëpisë ose ato të blera direkt nga fermerët e vegjël lokalë ka gjasa të jenë më të freskëtat dhe zakonisht vijnë nga pula që jetojnë në mjedise më natyrale me mjaft akses ndaj diellit.

Ushqimi i pulave të shtëpisë mund të jetë i ndryshëm nga pulat e rritura në mënyrë konvencionale dhe kjo mund të ndikojë edhe në përmbajtjen ushqyese të vezëve.

Kjo ka kuptim në qoftë se pulat kanë qasje në lëndinë, pasi që pulat e ushqyera me bar dhe ushqim konvencional ka gjasa të prodhojnë vezë që kanë nivele më të larta të yndyrës omega-3 dhe vitaminë E.

Sidoqoftë, kopetë e rritura në natyrë nuk i nënshtrohen rregullave të njëjta të higjienës sikurse ato komerciale, prandaj sigurohuni të bleni vezë vetëm nga burime për të cilat dini që praktikojne kujdesin dhe higjienën ndaj tyre.

Shpërndaj
Nutricione - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni si të bëni zgjedhje të mençura për të shmangur glutenin dhe të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në nutricione@rilinde21.sg-host.com