Lart

Zëvendësimet e Qumështit të Lopes: Soja, Arrat, Orizi dhe më Shumë

Nga qumështi i sojes në qumësht kërpi, këtu është ajo që është në dispozicion

 

Nëse keni alergji në qumësht ose jotolerancë ndaj laktozës në familjen tuaj, ose thjesht jeni duke hequr dorë nga qumështi për një kohë si pjesë e një diete eliminuese, mund të gjeni veten duke kontrolluar raftet e zëvendësuesve të produkteve të qumështit në dyqan ushqimor. Ka mjaft opsione në dispozicion, dhe shumica kanë veti paksa të ndryshme për të pirë dhe gatim.

Këtu është një listë që liston shumë opsione. Mostroni një shumëllojshmëri të kuptoni se cila shije ju përshtatet më së miri; shumica janë mjaft të veçanta.

Zëvendësimet Qumështit Lopes

Qumësht soje

Alternativa më e gjërë e qumështit si qumësht jo i lopës mund të jetë qumështi i sojes. Ju mund ta gjeni në raftin e dyqaneve ushqimore ose në seksionin e frigoriferit. Ajo është gjithashtu një nga alternativat më efektive të qumështit.

 

Markat e njohura përfshijnë:

  • Silk. Kjo markë e kudogjendur vjen në kontejnerë 2 litërshe dhe është në dispozicion në disa shije të ndryshme, duke përfshirë: vanilje, vanilje të paëmbëlsuar, çokollatë dhe organike. Kërkojeni atë në pjesën frigoriferike të supermarketit.
  • Ëestsoy. Zgjedhjet tuaja të qumështit të sojes të Ëestsoy përfshijnë: organike, organike e paëmbëlsuar, organike plus me vitamina të shtuara, vanilje organike, me yndyrë të ulët, pa yndyrë dhe linjën e pijeve Soy Slender të qumështit të sojes me aroma të ndryshme. Ëestsoy vjen në kuti stabile dhe gjendet me pije të tjera të raftit në dyqan.
  • Edensoy. Të gjitha organike, zgjedhjet e qumështit të soje Edensoy përfshijnë: të ëmbëlsuar origjinal, pasuruar origjinal, pa sheqer, vanilje, vanilje e pasuruar, kakao dhe karob. Edensoy është në dispozicion në kuti stabile dhe nuk ka nevojë të mbahet në frigorifer.

 

Qumështi i sojes është i lartë në proteina, duke e bërë atë një mundësi tërheqëse për gatim dhe pjekje. Ju duhet të zgjidhni qumësht soje të paëmbëlsuar dhe të thjeshtë për përdorim në gatim, ose përndryshe aroma në qumështin e sojes priret të mbulojë aromat tjera në recetë tuaj.

Soja vetë ka një shije të veçantë, prandaj sigurohuni që ju pëlqen para se ta shtoni atë në drithërat tuaj të preferuar. Disa njerëzve tekstura i’u paksa me grimca, por ky është një problem i zakonshëm me të gjitha zëvendësuesit e qumështit. Shumica, por jo të gjitha, qumështi i sojës konsiderohet pa gluten, dhe disa lloje të qumështit të sojës janë më të ulëta në karbohidrate se të tjerët.

 

Qumështi i arrave

Zgjedhjet e mundshme të qumështit të arrave përfshijnë: qumështin e bajameve, qumështin e kokosit, qumështin e lajthive dhe qumështin e shqemeve. Në thelb të gjithat prodhohen në të njëjtën mënyrë: duke i grirë arrat dhe duke i përzier me ujë. Shumica e markave gjithashtu shtojnë sheqerna dhe përbërës të tjerë që kanë për qëllim stabilizimin e qumështit.

 

Qumështi i bajameve është njëri ndër më të zakonshëm. Llojet popullore të qumështit të bajameve përfshijnë:

 

  • Blue Diamond. Pasiqë Blue Diamond është kompani e arrave, ka kuptim që ajo do të ofrojë qumësht bajamesh. Blue Diamond Almond Breeze vjen në vanilje origjinale, vanilje, çokollatë, pa sheqer dhe vanilje të paëmëbëlsuar. Jini të vetëdijshëm se versionet e ëmbëlsuara mund të përmbajnë më shumë sheqer sesa konkurrentët.
  • Silk. Megjithëse Silk filloi me qumësht soje, ajo që nga ajo kohë është zgjeruar në lloje të tjera alternative. Ju do të gjeni qumësht bajamesh Silk së bashku me qumështin e sojës në pjesën frigoriferike të dyqaneve ushqimore.
  • Califia Farms. Kjo kompani bën llojë të pdryshme të qumështit të bajameve dhe përzierje të qumështi të bajameve me qumësht kokosi, duke përfshirë: vanilen e paëmbëlsuar, qumështin e bajameve dhe kokosit të thekur, dhe qumështin e bajameve dhe kokosit me çokollatë. Califia Farms  gjithashtu e bëjnë përzierje barista të qumështit të bajames për përdorim në kafe. Kërkoni për Califia Farms online ose në shumë dyqane ushqimore.
  • Pacific Foods. Varietetet e qumështit në dispozicion nga Pacific Foods përfshijnë: origjinalin, pa sheqer, dhe vanilje. Kompania gjithashtu ofron përzierje bariste. Kërkoni për Pacific Foods qumështin e bajameve në seksionin e produkteve të raftit të supermarketit.
  • Elmhurst Milked Almonds. Kjo markë, e bërë vetëm me bajame, sheqer kallami, ujë, kripë dhe shije natyrore, pretendon se përdor më shumë arra sesa kompanitë e tjera në qumështin e tij të bajames. Është gjithashtu pa Organizma të Modifikuar Gjenetikisht (OMGJ), pa agjent trashës dhe nuk përmban shije artificiale. Kërkojeni atë në internet ose në disa dyqane ushqimore të pasura.

 

Ushqyesit ndryshojnë gjerësisht në mes të markave të qumështit të bajames.

Nëse nuk ju pëlqen qumështi i bajames, merrni në konsideratë të provoni qumështin e lajthive, qumështin e shqemeve, qumështin e kokosit ose përzierjen e tyre. Ekzistojnë zgjedhje të shumëfishta në treg, duke përfshirë:

 

  • Silk Protein Nutmilk, e bërë me bajame dhe shqeme (në pjesën frigoriferike)
  • Pacific Foods Qumësht i Lajthive në origjinal, vanilje, dhe çokollatë (në seksionin e rafteve)
  • Pacific Foods Qumësht i Shqemeve në shijet origjinale dhe vanilje (në seksionin e raftve)
  • Califia Farms Go Coconuts Qumësht kokosi (në seksionin frigorifer ose në internet)
  • So Delicious qumësht bajamesh dhe shqemesh (në seksionin e rafteve)
  • Elmhurst Milked arra, lajthi, dhe shqeme (online ose në disa supermarkete)
  • Milkadamia Qumësht makadamie (në internet ose në disa supermarkete)

 

Ashtu si qumështi i sojës, qumështi i arrave janë të larta në proteina dhe janë të dobishme për pjekje. Ju mund të shihni se shija e tyre përshtatet me pjekurina, kafe, ose drithëra me arra më mirë se qumështi i sojes, edhe pse shijet personale ndryshojnë. Ashtu si qumështin e sojës, disa njerëzve ju duket tekstura e tyre poashtu me grimca.

Arra janë të larta në “yndyrna të mira” dhe vitaminë E. Një pengesë për të dy, qumështin e soje dhe te arrave është se të dy janë alergjen të zakonshëm. Ashtu si qumështi i sojës, disa lloje të qumështit të arrave konsiderohen si pa gluten.

 

Qumësht orizi

Ndryshe nga qumështi i sojës dhe arrave, qumështi i orizit është veçanërisht joalergjenik, duke e bërë atë një zgjedhje tërheqëse për familjet e shqetësuara për shmangien e alergjeneve tek fëmijët e vegjël.

 

Markat e zakonshme të qumështit të orizit përfshijnë

  • Rice Dream. Afishuar si “qumësht origjinal i orizit”, Rice Dream është në dispozicion në llojet: origjinal, vanilje, e pasuruar, e pasuruar me vanilje, horchata (kanellë dhe vanilje), çokollatë dhe shije të orizit të mbirë. Kërkoni ato në kuti në seksionin e rafteve të supermarketeve.
  • Pacific Foods. Ky qumësht orizi është në dispozicion në varietete origjinale dhe të paëmbëlsuara. Përsëri, ajo është në dispozicion në seksionin e rafteve të supermarketeve.
  • Trader Joe’s Rice Drink. Nëse ndodh që të keni afër një Trader Joe’s, qumështi i orizit i kompanisë Rice Drink është një tjetër opsion.

 

Qumështi i orizit, sidomos ai më aromë vanilje, është mjaft i ëmbël. Tekstura e saj është më e holluar nga të gjitha alternativat e tjera të qumështit, dhe nuk është veçanërisht e dobishme për gatim.

E varfër në proteina, qumështi i orizit nuk është zëvendësim i mirë ushqimor për qumështin, përveç nëse pasurohen shumë. Pijeni si pije ose shtojeni atë në drithëra.

Ka disa polemika nëse Rice Dream është me të vërtetë pa gluten. Nëse keni nevojë për të shmangur glutenin, merrni në konsideratë blerjen e qumështit të orizit të Pacific Foods.

 

Qumësht kërpi

Alternativa më e re e qumështit është qumështi i kërpit. Niveli i saj i proteinave dhe tekstura bie në mes të asaj të orizit dhe qumështit të sojës. Ashtu si qumështi tjetër, recetat e qumështit të kërpit marrin farat e kërpit (të cilat janë të vogla), bluajnë dhe përziejnë ato me ujë dhe përbërës të tjerë për të krijuar një pije si “qumësht”.

 

Markat e qumështit të kërpit përfshijnë:

  • Pacific Foods. Kjo markë prodhon qumësht kërpi origjinal dhe të paëmbëlsuar. Të dyja janë të disponueshme në kuti në rafte.
  • Tempt Hemp. Qumësht kërpi Tempt është në dispozicion në: origjinal, origjinal i paëmbëlsuar, vanilje, vanilje e paëmbëlsuar, çokollatë, dhe kokos i paëmbëlsuar. Është e paketuar si në kuti për rafte ashtu edhe në shishe për frigorifer.

 

Qumështi i kërpit përmban acide yndyrore esenciale plus sasi të shëndetshme të vitaminës A dhe vitaminës E. Është gjithashtu burim i kaliumit dhe kalciumit, të nevojshme për të ndërtuar kocka të forta.

Qumështi i kërpit është më i holluar se qumështi i zakonshëm, por ka proteina të mjaftueshme për përdorim në disa aplikacione gatimi, duke përfshirë salcat që nuk përgatiten me sasi të mëdha të proteinave.

 

Qumësht tërshëre

Qumështi i tërshërës po favorizohet si zëvendësues i qumështit që funksionon mirë në kafe dhe mbi drithëra (provoni atë në bollgur).

Ashtu si qumështi i kërpit, qumështi i tërshërës ka një sasi të moderuar të proteinave, duke e bërë atë më të dobishme se qumështi i orizit për gatim. Megjithatë, ende nuk është një zëvendësim i vërtetë për qumështin e lopës në pjekje.

 

Markat e qumështit të tërshërës përfshijnë:

 

  • Pacific Foods. Kjo markë ofron qumështin e tërshërës në shije origjinale, vanilje dhe barista. Kërkojeni  ato në kuti në rafte.
  • Oatly. Një kompani suedeze, Oatly prodhon qumësht tërshëre origjinal, me yndyrë të ulët dhe çokollatë. Ajo gjithashtu bën përzierje bariste.

 

Është mjaft i butë dhe i shijshëm dhe është dukshëm i përshtatshëm për drithërat e nxehtë apo për ushqimet e tjera të mëngjesit.

Qumështi i tërshërës mund të mos jetë i përshtatshëm për njerëzit që kanë sëmundjen e celiakisë dhe nuk mund të konsumojnë kokrra drithëri me gluten, grurë, elb dhe thekër, meqë tërshëra shpesh ndërthuret me këto drithëra. Përveç kësaj, disa njerëz me celiaki gjithashtu reagojnë ndaj avenin, një proteinë e gjetur në tërshërë që është shumë e ngjashme me strukturën e proteinës gluten.

 

Qumështi i dhisë dhe qumështi i ripërtypësve tjerë

Qumeshti i bricjapit, deleve dhe qumështi i ripërtypësve tjerë përmbajnë proteina të ngjashme me qumështin e lopës dhe mund të kenë një shkallë të lartë ndër-reaktivizmit. Kjo do të thotë nëse jeni alergjik ndaj qumështit të lopës, ka gjasa që të reagoni edhe ndaj qumështit të ripërtypësve të tjerë.

Megjithatë, disa njerëz që nuk mund të pinë qumështin e lopës në të vërtetë mund të pinë qumështin e dhive ose deleve. Prandaj, ndërkohë që këto lloje nuka janë shumë ndryshe nga qumështi I lopës, ato zakonisht grupohen me zëvendësues të qumështit.

Nëse po mendoni të provoni qumështin e dhisë (të thuash, ta pishë vetë ose të i’a jepni fëmijës), konsultohuni së pari me një alergist.

Këto lloje të qumështit përmbajnë laktozë dhe nuk janë të përshtatshme nëse jeni intolerant ndaj laktozës pa përdorimin paraprak të një shtojce të laktazës pa përshkrim të mjekut.

Ju ndoshta duhet të vizitoni një dyqan ushqimi natyror ose një dyqan ushqimesh Ëhole Foods për të gjetur qumësht dhie apo deleje. Kërkoni ato në pjesën e frigoriferit pranë produkteve të rregullta të qumështit.

Shpërndaj
Nutricione - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni si të bëni zgjedhje të mençura për të shmangur glutenin dhe të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në nutricione@rilinde21.sg-host.com