Lart

Dobitë e Kumbullave të Thata

Cilësia e parë e kumbullave të thata është pasuria në fibra.

“Në një kile (240 kalori) ka 7 42 g fibra, ose rreth një e katërta e shumës së rekomanduar ditore,” sipas një eksperti shëndetësor.

Kjo sasi ndihmon për të “shuar” në organizëm inflamimin sistemik, përgjegjës për degjenerimin e qelizave.

Për më tepër, ato veprojnë në florën bakteriale të zorrëve, kësisoj shërbejnë për të parandaluar patologjitë e rëndësishme.

Një studim nga Universiteti Shtetëror i San Diegos (SHBA) ka treguar se në kumbllat e thata ka gjithashtu një përqendrim të lartë të lëndëve ushqyese, të cilat mund të ndihmojnë në mbajtjen e skeletit të shëndetshëm.

Studimi e bën të qartë se 50 g të këtyre frutave janë të mjaftueshme për të ngadalësuar humbjen e indeve të eshtrave.

Ju mund t’i konsumoni ato më vete, ose t’i përdorni ato me ndonjë përzierje ushqimesh.

Shpërndaj
Nutricione - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni si të bëni zgjedhje të mençura për të shmangur glutenin dhe të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në nutricione@rilinde21.sg-host.com