Lart

Fakte rreth Kokoshkave: Ushqim i Shëndetshëm dhe më pak Kalori

Kokoshka është një nga ushqimet më të shëndetshëm dhe më popullor në botë. Ato janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm dhe ofron një shumëllojshmëri të përfitimeve shëndetësore.

Megjithatë, ndonjëherë përgatiten me sasi të mëdha të yndyrës, sheqerit dhe kripës, të cilat mund të nxisin ngrënie e tepërt. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që të përgatitni kokoshkat në mënyrën e duhur.

Mund të jenë ose super të shëndetshme ose shumë të dëmshme, në varësi të asaj se si i përgatitni.

Ky artikull shqyrton faktet ushqyese të kokoshkave dhe efektet shëndetësore, si të mirat dhe të këqijat.

Kokoshka

Çfarë janë kokoshkat?

Kokoshka është një lloj i veçantë i misrit që “pëlcet” kur ekspozohet ndaj nxehtësisë.

Në qendër të çdo kokoshke është një sasi e vogël uji, e cila zgjerohet kur nxehet dhe përfundimisht shkakton që kokoshka të shpërthejë.

Pjesa më e vjetër e kokoshkës u zbulua në New Mexico dhe thuhet se është mbi 5.000 vjeç.

Gjatë viteve, ato janë bërë gjithnjë e më popullore. U bënë veçanërisht popullore gjatë Depresionit të Madh, sepse ishin kaq të lira.

 

Fakte ushqyese për kokoshkat

Shumë njerëz nuk e kuptojnë, por kokoshka është një drith i plotë, duke e bërë natyrshëm të lartë në disa lëndë ushqyese të rëndësishme.

Shumë studime lidhen me konsumin e drithërave të plota me përfitimet shëndetësore, si ulja e inflamacionit dhe ulja e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Kjo është përmbajtja e lëndëve ushqyese të një porcioni prej 100 gram të kokoshkave të pëlcitura në ajër:

  • Vitaminë B1 (Tiamin): 7% e RKD-së.
  • Vitaminë B3 (Niacin): 12% e RKD-së.
  • Vitaminë B6 (Piridoksin): 8% e RKD-së.
  • Hekur: 18% e RKD-së.
  • Magnez: 36% e RKD-së.
  • Fosfor: 36% e RKD-së.
  • Kalium: 9% e RKD-së.
  • Zink: 21% e RKD-së.
  • Bakër: 13% e RKD-së.
  • Mangan: 56% e RKD-së.

Kjo vjen me një total prej 387 kalorishë, 13 gramë proteina, 78 gram karbohidrate dhe 5 gram yndyrë.

Ky porcion gjithashtu përmbanë 15 gram fibër, e cila është sasi jashtëzakonisht e lartë. Kjo e bën atë një nga burimet më të mira të fibrave në botë.

 

Kokoshkat janë të pasura me antioksidant polifenol

Polifenolet janë antioksidant që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave tona nga dëmtimi i radikaleve të lira. Një studim i bërë në Universitetin e Scranton tregoi se kokoshkat përmbajnë sasi shumë të mëdha të polifenoleve.

Polifenolet janë të lidhura me përfitime të ndryshme shëndetësore. Kjo përfshin qarkullim më të mirë të gjakut, përmirësim të shëndetit të tretjes dhe rrezik të reduktuar të shumë sëmundjeve.

Disa studime kanë treguar gjithashtu se polifenolet mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit, duke përfshirë edhe kancerin e prostatës dhe të gjirit.

 

Kokoshkat janë jashtëzakonisht të pasura me fibra

Sipas hulumtimit, fibra dietike mund të zvogëlojë rrezikun e shumë sëmundjeve si sëmundjet e zemrës, obezitetit dhe diabetit të tipit 2.

Fibra gjithashtu mund të ndihmojë me humbjen e peshës dhe të promovojë shëndetin e tretjes.

Marrja e rekomanduar e përditshme e fibrave është 25 gram për gratë dhe 38 gram për meshkujt. Megjithatë, shumica e njerëzve hanë shumë më pak se kaq.

100 gram kokoshka përmbajnë 15 gram fibra, sasi e cila kënaqë kërkesat tuaja të përditshme të fibrave.

 

Ngrënia e tyre mund të ndihmojë me humbjen e peshës

Kokoshkat janë të pasura me fibra, relativisht të ulëta në kalori dhe ka një dendësi të ulët të energjisë. Këto janë të gjitha karakteristikat e duhura për humbje peshe.

Me 31 kalori për filxhan, kokoshkat të pëlcitura në ajër përmbajnë shumë më pak kalori sesa shumë ushqime popullore.

Një studim krahasoi ndjenjat e ngopjes pas ngrënies së kokoshkave dhe patateve. Ata gjetën se 15 kalori të kokoshkave ishin po aq ngopëse sa 150 kalori patate të skuqura.

Për shkak të përmbajtjes së ulët të kalorive, densitetit të ulët të energjisë, përmbajtjes së lartë të fibrave dhe ngopjes së rritur, ngrënia e kokoshkave mund t’ju ndihmojë të hani më pak kalori dhe të humbni peshë.

Megjithatë, moderimi është çelësi. Edhe pse ngopë më lehtë se shumica e ushqimeve tjera, ato ende mund të të i’u bëjne të shtoni peshë nëse hani shumë.

 

Kokoshkat e para-paketuara në mikrovalë mund të jenë të dëmshme

Ka shumë mënyra për të shijuar kokoshkat, por më të përshtatshmet dhe më të njohurat priren të jenë varietetet të para-paketuara në mikrovalë.

Shumica e çantave për mikrovalë janë të veshura me një kimik altë quajtur acid perfluorooktanoik (APFO), i cili është lidhur me një sërë problemesh shëndetësore.

Këto përfshijnë ADHD, peshë të ulët në lindje dhe probleme me tiroide, për të përmendur disa.

Kokoshkat që përgatiten në mikrovalë gjithashtu mund të përmbajë diacetil, i cili është një kimikal i gjetur në aromatizues artificial të gjalpës.

Edhe pse rreziku për publikun e gjerë nuk është identifikuar qartë, studimet në kafshë vazhdojnë të tregojnë se frymëmarrja në diacetil mund të dëmtojë rrugët e frymëmarrjes dhe të shkaktojë sëmundje të mushkërive.

Shumë marka të kokoshkave që përgatiten në mikrovalë bëhen duke përdorur vajra të hidrogjenizuara ose pjesërisht të hidrogjenizuara, të cilat përmbajnë yndyrna trans të dëmshme. Studimet kanë lidhur yndyrnat trans me rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të tjera të rënda.

Edhe nëse markat e caktuara thonë se nuk i përdorin këto kimikate, mund të dëshironi të shmangni ato pasi që është shumë e lehtë për t’i bërë vet kokoshka tuaj të shëndetshme.

Disa shtesa dhe metoda të përgatitjes janë ide e keqe

Përkundër cilësive të shëndetshme të kokoshkave, mënyra se si përgatiten mund të ndikojë shumë në cilësinë e tyre ushqyese.

Kur pëlcasin në ajër, ato janë natyrisht të ulëta në kalori, por disa lloje të gatshme janë jashtëzakonisht të larta në kalori.

Për shembull, një raport nga CSPI zbuloi se një porcion mesatar i kokoshkave në një zinxhir të kinemave popullore filmike kishte 1,200 kalori – madje para se t’i shtohej buteri!

Varietetet e blera nga kinema apo dyqane shpesh mbushen me yndyrna jo të shëndetshme, aroma artificiale dhe sasi të mëdha të sheqerit dhe kripës.

Këta përbërës jo vetëm që shtojnë një sasi të konsiderueshme të kalorive, por disa prej tyre gjithashtu mund të jenë të këqija për ju në mënyra të tjera.

 

Si të përgatitni kokoshka të shëndetshme

Kokoshkat e përgatitura në furrë ose në një pëlcitës ajri janë alternativat më të shëndetshme.

Këtu është një recetë e thjeshtë për të bërë kokoshka të shëndetshme:

Përbërësit

  • 3 lugë vaj ulliri ose vaj kokosi.
  • 1/2 filxhan kokrra misri.
  • 1/2 lugë çaji kripë.

Udhëzime

  • Vendoseni vajin dhe kokrrat e misrit në një tenxhere të madhe dhe mbulone atë.
  • Gatuani ato në temperaturë mesatarisht të lartë për rreth 3 minuta ose derisa të ndalojë pëlcitja.
  • Largoni nga nxehtësia dhe hedhini në një tas shërbyes.
  • Spërkatini me kripë.

Ju mund të shtoni shije shtesë duke shtuar bimë të freskëta ose erëza. Nëse doni diçka të ëmbël, provoni t’i spërkatni ato me  buter natyral të lajthive ose spërkatini ato me kanellë ose copëza të çokollatës së zezë.

Për përfitim shëndetësor shtesë, spërkatini ato me maja ushqyese. Maja ushqyese ka shije të shijshme dhe përmban disa lëndë ushqyese të rëndësishme, duke përfshirë proteina, fibra, vitamina B dhe disa minerale.

 

Kokoshkat e vërteta janë super të shëndetshme

Kokoshkat janë të lartë në disa lëndë ushqyese të rëndësishme, të tilla si vitamina, minerale dhe antioksidantë polifenol. Jo vetëm kaq, por janë gjithashtu tepër të shijshme dhe një nga burimet më të mira të fibrave në botë.

Në fund të ditës, kokoshkat janë shumë të shëndetshme dhe konsumimi i tyre me masë të duhur mund të ndihmojë edhe me humbjen e peshës.

Shpërndaj
Nutricione - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni si të bëni zgjedhje të mençura për të shmangur glutenin dhe të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në nutricione@rilinde21.sg-host.com