Lart

Një Mollë në Ditë – Mbron nga Sëmundjet e Zemrës?

Përderisa ka shumë dëshmi që mbështesin përfitimet shëndetësore që ka një dietë e bazuar në fruta, ekziston një ide e njohur që për shkak të përmbajtjes së sheqerit, frutat duhet të merren me masë. 

Studimet që janë bërë tek të rriturit kanë treguar se ata që hanë më shumë fruta janë të rrezikuar 40% më pak nga vdekja kardiovaskulare. Është konstatuar gjithashtu se ata që konsumojnë fruta më shumë kanë nivel më të ulët të sheqerit në gjak dhe presion më të ulët të gjakut.

Ne rekomandojmë që njerëzit të konsumojnë patjetër fruta të freskëta, por jo edhe lëngje frutash, pije freskuese ose pije të tjera frutash. Në shumë studime është konstatuar se konsumimi i frutave ndikon në parandalimin e sëmundjeve kronike, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, mosfunksionim erektil, kancerin, etj.

Një Mollë Mbron Zemrën

Ajo që tashmë dihet është se sa më shumë fruta një person ka zgjedhur të konsumojë, aq më shumë rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare është zvogëluar.

Mirëpo, ekziston informacion i kufizuar për sasinë ose llojin e frutave që shumica e subjekteve të përfshira në studim konsumuan. Përveç kësaj, ato subjekte që konsumonin më së shumti fruta ishin nga statusi më i lartë socio-ekonomik dhe kishin shprehi të tjera të shëndetshme që mund të kenë ndikuar në rreziqet e reduktuara të sëmundjeve.

Kur konsiderohet në kontekstin e hulumtimeve të tjera në lidhje me efektet e shëndetit të komponentëve individualë të frutave, duke përfshirë fibrat, fitokemikalet, mineralet dhe vitaminat (të cilat kanë shumë përfitime) – tregimi se fruti është shumë i mirë për zemrën dhe enët e gjakut bëhet shumë më bindës.

Shpërndaj
Nutricione - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni si të bëni zgjedhje të mençura për të shmangur glutenin dhe të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në nutricione@rilinde21.sg-host.com