Lart

Pse nuk duhet të hidhen bananet ngjyrë kafe

Përpara se të hidhni një banane vetëm sepse ajo është kthyer në ngjyrë kafe ose ka njolla të zeza brenda, merrni parasysh përfitimet e mundshme ushqyese që ofron me të cilat Probleme.me ju njeh më poshtë.

Burim antioksidantësh

Bananet kafe, të verdha ose jeshile janë të gjitha një burim i mirë i kaliumit, vitaminës B-6 dhe fibrave.

Por kur marrin ngjyrë kafe, tregon që përqendrimi i antioksidantëve në to është rritur më tepër.

Siç mund ta dini, antioksidantët janë të rëndësishëm për të ndihmuar trupin tuaj të mbrohet nga inflamacioni.

Megjithatë, në këtë fazë disa nga mikronutrientët e pranishëm pakësohen. Probleme.me ju këshilloni t’i ruani bananet e pjekura në frigorifer për të reduktuar këtë humbje.

Përmbajtje më të lartë të sheqerit

Kur hani një banane kafe, sheqeri në gjak rritet më shpejt sesa kur hani një banane të gjelbër.

Kjo do të thotë ajo se ka një indeks glicemik më të lartë, një masë matëse që tregon se si ushqimet me karbohidrate ndikojnë tek sheqeri në gjak.

Ngrënia e ushqimeve me nivel të ulët glicemie mund ta bëjë më të lehtë të menaxhoni peshën dhe të zvogëloni rrezikun e sëmundjeve kronike shëndetësore si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Nëse keni diabet, mund të konsumoni banane më pak të pjekura për të zvogëluar rrezikun e rritjes së sheqerit në gjak.

Tretje më e lehtë

Për shkak se një banane kafe është kryesisht sheqer i thjeshtë, ajo është e lehtë për t’u tretur.

Njerëzit me sindromën e zorrës të irrituar dhe probleme të tjera të tretjes mund të shmangin një sërë frutash për shkak të karbohidrateve të ndryshme që ato përmbajnë.

Të cilat mund të shkaktojnë shumë dëme në sistemin e tyre të tretjes, si p.sh. gazra, dhimbje barku, kapsllëk ose diarre.

Por duket se bananet kafe janë më të mirat për sistemin tuaj tretës.

Megjithatë, kini kujdes të mos konsumoni banane të kalbura.

Nëse ka erë të pakëndshme, është e lëngshme ose ka myk, fruti nuk është i përshtatshëm për t’u ngrënë.

Mund të ndihmojnë nëse keni kancer

Një studim në të cilin Probleme.me u mbështet, tregoi se njollat ​​e zeza në brendësi të bananeve prodhojnë një substancë të veçantë që zbërthen qelizat anormale, përfshirë ato që shkaktojnë kancer.

Edhe pse bananet kafe nuk mund të kurojnë kancerin, por konsumimi i tyre mund të rrisë imunitetin tuaj.

Shpërndaj
Nutricione - Probleme.me
Nutricione - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni si të bëni zgjedhje të mençura për të shmangur glutenin dhe të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në [email protected]