fbpx
Lart

6 Përfitimet Shëndetësore të Kafes

Qindra milliona njerëz pijnë kafe gati në baza ditore, dhe pirësit e kafesë pyesin, “A është kafeja e mirë për ju?” Përgjigjja është, pa dyshim, po dhe jo. Megjithatë, përfitimet potenciale të kafesë janë studiuar gjerësisht në vitet e fundit gjerësa hulumtuesit vazhdojnë të përpiqen të kuptojnë se çfarë mund të bëj kafja në trupin tuaj.

Në gjithë botën, kafeja është pija e dytë më e konsumuar pas ujit në shumë kombe, dhe është kontribuesi kryesor i kafeinës në dietën e personave mesatarë.

Jo vetëm që kafeja ka sasi të lartë të kafeinës, por është gjithashtu e pasur me antioksidantë dhe përmban sasi të vogla të disa mikronutrientëve për të cilët trupi juaj ka nevojë. Megjithatë, ka qenë gjithashtu e lidhur edhe me shumë efekte anësore të ndryshme, dhe ekspertët shëndetësorë shpesh udhëzojnë ato grupe të caktuara të njerëzve që të kufizojnë konsumimin e kafesë në mënyrë që t’i shmangen efekteve të dëmshme anësore.

Pra a është kafeja e shëndetshme? Dhe a duhet të pijë kafe apo duhet të zgjedhë alternative tjera në vend të saj? Këtu është ajo që duhet të dini.
Perfitimet e kafes

 

Çfarë është kafeja? Llojet e kafesë

Kafeja është një pije e nxehtë e prodhuar nga kokërrat e pjekura të kafesë, që janë farat e bimës Coffea. Ka shumë variacione të ndryshme të kafesë, secila dallon varësisht prej llojit të kokrrës së përdorur, brendit dhe metodës së përdorur për ta krijuar.

Ekzistojnë gjithashtu edhe disa produkte me bazë kafeje, përfshirë miellë kafeje, pastrues lëkure nga kafeja, vajëra thelbësore, shurupe dhe madje edhe enema kafeje. Përdoret edhe si shtesë, shpesh në formë të ekstraktit të kokrrës së gjelbër të kafesë, që prodhohet nga kokërrat e kafesë që nuk janë pjekur apo përpunuar.

Ka shumë lloje të ndryshme të pijeve të kafesë gjithashtu, larg nga filxhani tradicional i kafesë. Disa prej llojeve të zakonshme përfshijnë:

  • Cappuccino
  • Espresso
  • Nitro coffee
  • Caffè Americano
  • Irish coffee
  • Latte
  • Caffè mocha
  • ëKeto coffee
  • Turkish coffee
  • Caffè macchiato
  • Iced coffee
  • Caffè Cubano
  • Flat white

A është kafeja e mirë për ju? Top 8 përfitimet shëndetësore të kafesë

Sasi të madhe të antioksidantëve

Çuditërisht, shumë praktikues të kujdesit shëndetësor tani rekomandojnë pierjen e kafesë dhe e konsiderojnë atë një “kënaqësi fajtore” dhe nuk duhet domosdoshmërishtë të ndiheni fajtor për atë.

Kjo sepse disa burime tregojnë se një nga përfitimet kryesore shëndetësore të kafesë është vetia e fuqishme antioksiduese e saj, që madje mund të jetë edhe më e fuqishme se sa kakao dhe disa lloje të gjetheve të qajërave.

Si krahasohet sasia e antioksidantëve të kafesë krahasohet me pijet tjera të shëndetëshme? Hulumtimet tregojnë se një filxhan mesatar me kafe mund të përmbaj madje më shumë antioksidant polifenol se sa kakao, çaji i gjelbërt, çaji i zi dhe çaji bimor.

Ndërkohë që ju ende duhet të merrni shumicën e antioksidantëve nga burime ushqimore të papërpunuara si frutat dhe perimet, kafeja mund të jetë një tjetër shtesë e mirë nëse jeni në gjendje ta toleroni atë.

Kafeja është efektive në luftimin e dëmtimeve radikale të lira sepse ajo e rritë sasinë e antioksidantëve në gjak. Dy nga antioksidantët themelor përgjegjës për shumicën e përfitimeve të kafesë janë acidi klorogenik dhe acidi kafeik, të dy këta mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi dhe stresi oksidativ.

 

Mbron shëndetin e mëlçisë

Një tjetër përfitim nga pirja e kafesë është se ajo e rritë qarkullimin dhe mund ta stimuloj mëlçinë. Për shembull, një studim i publikuar në Arkivat e Mjekësisë së Brendshme kanë treguar se rritja e konsumimit të kafesë ka qenë i lidhur me shkallë më të ultë të përparimit të sëmundjes së mëlçisë tek njerëzit me hepatitin C.

Në fakt, kishe një rënie prej 20 përqind të sindromit të mëlçisë së alkoolizuar për çdo filxhan kafe në ditë të pirë nga pjesëmarrësit. Hulumtimet tjera sugjerojnë se kafeja mund të mbrojë gjithashtu edhe nga cirroza, madje edhe cirroza alkoolike.

 

Përmirëson performancën fizike

Një nga përfitimet më mbresëlënëse të kafesë si për burrat ashtu edhe për gratë është aftësia e saj për të përmirësuar performacën fizike, duke iu ndihmuar t’i kaloni ushtrimet tuaja në një nivel tjetër. Në fakt, shumë studime tregojnë se kafeja e rritë vigjilencën dhe përmirëson performancën mendore dhe fizike në një afat të shkurtër.

Sipas këtij hulumtimi, kafeina nuk e përmirëson kapacitetin maksimal të oksigjenit në mënyrë direkte, por mund të ndihmoj në rritjen e forcës dhe/ose qëndrueshmërisë së atletëve. Është treguar të rritë shpejtësinë dhe prodhimin e forcës në garat e simuluara të qëndrueshmërisë dhe në aktivitete që zgjasin aq pak sa 60 sekonda apo as gjatë sa dy orë.

Kafeina në kafe, në veçanti, shpesh përdoret si një ndihmesë ergogjene përpara dhe gjatë ushtrimeve të zgjatura. Kjo është një arsye pse shumë atletë të sporteve të qëndrueshmërisë dhe entuziastë të fitnesit pëlqejnë të pijnë kafe para se të shkojnë në palestër apo në gara, pasi që dihet se është një përmirësues i performancës dhe kontribues në koncentrim më të lartë dhe në qëndrueshmëri.

Një raport i vitit 2013 i publikuar nga Shkolla e Sporteve dhe Ushtrimeve të Universitetit të Birminghamit madje ka gjetur se forca dhe koha e performancës atletike ishin në mënyrë të konsiderueshme më të shpejta në mesin e meshkujve të rritur që kanë pirë pije me kafeinë dhe kafe para ushtrimeve në krahasim me grupet që përdorin placebo dhe kafe të dekafeinuar.

 

Mbështet funksionin kognitiv

Kafeja është treguar gjithashtu të rritë qarkullimin e gjakut në tru, gjë që ndihmon në mbështetjen e funksioneve kognitive. Përveç kësaj, kafeja dhe kafeina janë studiuar gjerësisht si trajtime natyrore të Alzheimerit si dhe gjendjeve tjera neurologjike.

Në një studim të kafshëve të kryer nga Qendra Hulumtuese për Sëmundjen e Alzheimerit në Florida, minjëve që u ishte dhënë kafeinë në ujin e tyre të pijes që nga mosha e rritur deri në moshën më të vjetër kanë treguar mbrojtje kundër dëmtimeve të kujtesës dhe nivel më të ultë të proteinave abnormale në tru (amyloid-beta ose Abeta) që mendohet të jetë qendra e zhvillimit të Alzheimerit.

Minjtë “e moshuar” me dëmtive kognitive kanë shfaqur përmirësim të memories dhe nivel më të ultë të Abeta-s në tru vetëm pas një deri dy muaj trajtim me kafeinë.

6 Përfitimet Shëndetësore të Kafes

Mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit

Ka shumë dëshmi se pirja e kafesë (gjashtë apo më shumë filxhana në ditë) mund të ulë në mënyrë të konsiderueshme rrezikun nga diabeti i tipit 2, por madje edhe më pak mund të jenë ende të dobishme.

Sipas Studimit Shëndetësor të Infermiereve, pirja e dy deri tre filxhanave kafe në ditë ka qenë i lidhur me një incidence më të ultë të diabetit të tipit 2 tek femrat e reja dhe me moshë mesatare.

Një tjetër shqyrtim i 18 studimeve të publikuara në Arkivat e Mjekësisë së Brendshme ka treguar se çdo filxhan i konsumuar ka qenë i lidhur me një rrezik prej 7 përqind më të ultë të zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Besohet se acidi klorogjenik, njëri nga antioksidantët kryesorë të gjendur në kafe, mund të reduktoj gjithashtu absorbimin e glukozës nga sheqeri apo ushqimet me shumë karbohidrate.

Kjo mund të ngadalsojë lirimin e sheqerit në qarkullimin e gjakut pas një ushqimi dhe mund të jetë e dobishme për parandalimin e rezistencës së insulinës.

Ndihmon shëndetin e zemrës

Kafeja e pafiltruar është një burim i konsiderueshëm i antioksidantëve cafestol dhe kahweol, që janë komponime diterpene që janë të implikuara në efektet e kafesë në balancimin e kolesterolit.

Konsumimi i zakonshëm i kafesë në studime të mëdha epidemiologjike është i lidhur me reduktim të vdekshmërisë, si nga të gjithë shkaktarët ashtu edhe nga vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare.

Përveç kësaj, konsumimi i kafesë lidhet me një rrezik më të ultë të sulmit në zemër. Çuditërisht, kafeja është lidhur gjithashtu edhe me një rrezik të reduktuar të aritmisë së zemrës, edhe pse shumë njerëz ndjejnë se ajo i rritë të rrahurat e zemrës dhe i bën ata të ndihen “nervoz”.

 

Mund të ketë veti kundër kancerit

Hulumtimet e reja tregojnë se mund të jetë një lidhje në mes të konsumimit të kafesë dhe rrezikut nga kanceri, duke vënë në dukje se ky përbërës i fuqishëm mund të jetë mbrojtës kundër disa llojeve të ndryshme të kancerit.

Për shembull, një hulumtim i publikuar nga Raportimet Shkencore ka vënë në dukje se pirja e kafesë ka qenë e lidhur me një rrezik më të ultë nga disa lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin oral, të faringut, të zorrës së trashë, të mëlçisë, prostates, kancerit endometrial dhe melanoma.


Nxit djegien e dhjamit

Një nga përfitimet më të mëdha të kafesë është humbja e peshës, dhe hulumtimet tregojnë se ajo mund të ndihmojë në nxitjen e djegies së dhjamit dhe nxitjen e metabolizmit për të rritur humbjen e peshës.

Sipas një studimi të publikuar nga Analet e të Ushqyerit dhe Metabolizmi, kafeina ishte në gjendje të rris metabolizmin për një mesatare prej 7 përqind brenda tre orëve pas konsumimit.

Vini re se është më së miri që të minimizohet përdorimi i sheqerërave dhe kremërave të shtuara ose të konsumoni kafe pa sheqer, që të zvogëloni sasinë e kalorive të kafesë së zezë që e konsumoni.

 

Shpërndaj
Nutricione - Probleme.me
Nutricione - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni si të bëni zgjedhje të mençura për të shmangur glutenin dhe të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në [email protected]