Lart

Kurimi Natyral i Kollës

Kolla është një nga simptomat e përbashkëta dhe më të padëshiruara të gripit dhe të ftohurës. Statistikat tregojnë se të rriturit sëmuren nga e ftohura 2 deri në 4 herë në vit, ndërsa fëmijët nga 6 deri në 10 herë në vit.

Kolla mund të bëhet problematike nëse zgjat për një kohë të caktuar. Ndonëse ajo përbën mënyrën më të shpejtë të pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes nga sekrecionet e trasha, kolla mund të jetë problematike. Nëse ajo zgjat mbi 8 javë, atëherë nuk duhet ta shtyni as edhe një minutë takimin me mjeku.

Për një kurë natyrale të kollës ju nevojiten:
2 lugë gjelle me xhenxhefil të freskët të grirë hollë,
2 ose 3 thelbinj hudhër të copëtuar
Lëngu i një qepe,
2 lugë çaji me mjaltë
2 gota me ujë (500 ml)

Përgatitja:

Hidheni ujin në një tenxhere. Shtoni xhenxhefilin e grirë ose të prerë në feta sipas dëshirës. Shtoni hudhrën dhe më pas lërini të marrin valë në një temperaturë mesatare. Më pas uleni temperaturën, mbylleni kapakun e tenxheres dhe lërini përbërësit të ziejnë për 5 deri në 8 minuta.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak. Kullojeni lëngun në një enë qelqi dhe shtoni lëngun e qepës. Hidhni edhe dy lugët e çajit me mjaltë, përziejeni çajin mirë dhe pijeni. Kjo kurë duhet konsumuar dy ose tre herë në ditë kundër kollës me sekrecione dhe asaj të thatë. AgroWeb.org këshillon që për fëmijët mbi 5 vjeç nga pak çdo ditë deri sa kolla të qetësohet. Jo më shumë se 3-4 ditë rresht.

Shpërndaj
Nutricione - Probleme.me
Nutricione - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni si të bëni zgjedhje të mençura për të shmangur glutenin dhe të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në [email protected]