Lart

Trajtimi Natyral i Dhimbjes së Lukthit

Një sistem i shëndetshëm tretës nuk ka nevojë për pije të gazuara apo ushqime të shpejta e të përpunuara.

Gumëzhimat e stomakut, dhimbjet e kontraktimet janë një ndër treguesit e problemeve me këtë sistem.

Çajrat e mëposhtëm funksionojnë në mënyrë perfekte kundër fryrjeve, gazrave dhe dhimbjeve.

Çaji i Nenexhikut

Nenexhiku ka aftësinë të shërojë stomakun nga trazirat.

Ai eliminon fryrjen, rregullon tretjen dhe largon gazrat nga stomaku.

Një studim i Universitetit të Merilandit, të cilit i referohet AgroWeb.org, ka zbuluar se nenexhiku e nxit tëmthin të prodhojë lëngjet që tresin yndyrnat.

Çaji i nenexhikut është ndoshta i vetmi çaj që mund të pihet rregullisht edhe gjatë ngrënies.

Për një filxhan me çaj ju nevojiten të zieni 7-10 gjethe nenexhiku ose 1 lugë çaji nenexhik i tharë në 250 ml ujë.

Çaji i Farave të Koprës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, farat e koprës janë ideale në trajtimin e një sërë problemesh me tretjen.

Këtu përfshihet urthi, fryrjet, mungesa e oreksit dhe dhimbjet e barkut tek të miturit.

Për përgatitjen e këtij çaji mund të zieni një lugë çaji me kokrrat e bluara të koprës në 250 ml ujë dhe ta pini atë rregullisht.

Çaji i Xhenxhefilit

Xhenxhefili përdoret gjithmonë kundër fryrjeve dhe dhimbjeve të barkut.

Për përgatitjen e këtij çaji ju mund të zieni dy lugë çaji me xhenxhefil të grirë në rende.

Xhenxhefili duhet të ziejë për 3-5 minuta në 250 ml ujë.

Nëse nuk ju pëlqen shija, çajin mund ta pasuroni me pak mjaltë dhe limon.

Limoni mund të shtohet në çdo çaj sepse ul nivelin e aciditetit.

Çaji Jeshil

Çaji jeshil përshkruhet si një nga çajrat më të shëndetshëm për njeriun.

Ai përmirëson kujtesën, shkatërron qelizat kancerogjene dhe parandalon diabetin.

Çaji jeshil është shumë i pasur me antioksidantë që përmirësojnë metabolizmin, ulin tensionin e gjakut dhe ndihmojnë në rënien në peshë.

Ju duhet një lugë çaji me gjethe të thata të çajit  jeshil në 250 ml ujë.

Bimët për çajra i blini në farmaci bimore ose në pikat ku shiten produkte bimore organike.

Shpërndaj
Nutricione - Probleme.me
Nutricione - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni si të bëni zgjedhje të mençura për të shmangur glutenin dhe të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në [email protected]