Vlerat Ushqyese të Gjoksit të Pulës
Gjoksi i pulës është një element kryesor në dietat e shumë njerëzve që hanë shëndetshëm dhe ushtrojnë. Është një burim i madh i proteinave mbështetëse. Njerëzit që mbajnë dietë që hanë mjaft proteina kanë më shumë gjasa të mbajnë masën e muskujve dhe të ruajnë një metabolizëm të shëndetshëm.
Por përpjekja për të llogaritur kaloritë e gjoksit të pulës mund të jetë e ndërlikuar, sepse vetitë ushqyese të gjoksit të pulës ndryshojnë në bazë të një numri faktorësh.
Kaloritë e gjoksit të pulave dhe karbohidrateve
Gjoksi i pulave është një burim i mirë i proteinave dhe janë të ulëta në yndyrë dhe në natrium. Gjoksi i pulës ofron zero gram karbohidrate, kështu që ato janë një ushqim i ulët karbohidrati. Sasia e vlerësuar glikemike e gjoksit të pulës (pa lëkurë, pa kocka, dhe e pagatuar) është zero. Meqë gjokset e pulave janë kaq të ulëta në karbohidrate, ato janë të lehta për tu përfshirë në një dietë të shëndetshme.
Por kaloritë e pulave mund të jenë të ndërlikuara. Madhësia e gjoksit të pulës do të ndikojë në numërimin e kalorive. Një servim i mishit të bardhë të pulës është rreth 100gr apo sa madhësia e shuplakës së dorës.
Shumë nga gjokset e pulës të paketuara komercialisht janë më të mëdha se kaq. Kështu nëse hani një copë gjoksi pule, ju me gjasë se hani më shumë se një servim të vetëm.
Dhe, natyrisht, nëse e mbani lëkurën në gjoksin e pulës, numërimi i yndyrës dhe i kalorive do të jetë shumë më i lartë. Një gjoks i tërë pule me lëkurë siguron 366 kalori, 55 gram proteina, 0 gram karbohidrate, 14 gram yndyrë, 4 gram yndyra të ngopura dhe 132 miligramë natriumi.
Metoda e përgatitjes dhe çdo salcë ose aromë që shtoni mund të bëjë një ndryshim të madh gjithashtu. 80 gram pule japin 170 kalori, 1 gram karbohidrate, 11 gram yndyrë dhe 15 gram proteina.
Një gjoks i pjekur mesatarë përmban 364 kalori, 34 gram proteina, 13 gram karbohidrate, 18 gram yndyra dhe 697 miligramë natriumi.
Përfitimet shëndetësore të gjoksit të pulave
Gjoksi i pulave është një burim i shkëlqyeshëm i proteinave me yndyrë të ulët. Proteina ndihmon trupin tuaj për të mbajtur masën e muskujve dhe gjithashtu ju ndihmon për të ndërtuar muskuj nëse jeni duke marrë pjesë në një program force.
Gjoksi i pulave është gjithashtu një burim shumë i mirë i selenit, fosforit, vitaminës B6 dhe niacinës. Në varësi të metodës së gatimit që ju zgjidhni, gjoksi i pulave është gjithashtu natyralisht i ulët në natrium.
Zgjidhja dhe gatimi i gjoksit të pulave
Ju mund të blini gjokse të pulës që janë të gatshme për t’u përgaditur. Në shumë dyqane ushqimore dhe depo, ju mund të gjeni edhe gjoks të pulave që janë të ngrira dhe individualisht të mbështjellura. Nëse blini një nga këto opsione të voltishme, sigurohuni që të kontrolloni etiketën e vlerave ushqyese. Këto lloje të gjoksit të pulës mund të ofrojnë më shumë natrium.
Kur gatuani pulën, sigurohuni që ta gatuani në temperaturën e brendshme të duhur për qëllime sigurie ushqimore.
Pula pa kocka duhet të arrijë një temperaturë të brendshme prej 76 gradë, pula me kocka duhet të arrijë në 82 gradë. Sigurohuni që të pastroni tërësisht sipërfaqet ku keni përgatitur pulë të papërpunuar.
Pula duhet të mbahen në frigorifer. Pula gjithashtu mund të ngrihet për deri në nëntë muaj.
Mënyrat e shëndetshme për përgatitjen e gjoksit të pulave
Mënyra se si përgatitni gjoksin e pulës mund të shtojë qindra kalori të yndyrës përfundimtare dhe sasisë së kalorive të mishit tuaj. Pjekja, zirja ose vluarja e gjoksit është në përgjithësi metoda më e shëndetshme e përgatitjes. Pjekja e mishit në gjalpë ose vaj do të shtojë yndyrë dhe kalori.
Përveç kësaj, duke shtuar erëza si salcë Barbecue, vaj ulliri, ose salcat tjera do të rrisin kaloritë tuaja.
Mos harroni se ndonëse gjoksi i pulës është një ushqim i shëndetshëm, me kalori të ulët për dietarët, ngrënja e tepërt e çdo ushqimi mund të shkaktojë shtim në peshë. Përdorni porcione të duhura me këtë ushqim dhe në të gjitha ushqimet dhe vakteve tuaja për të arritur dhe mbajtur peshën tuaj të shëndetshme.