Lart

Ngrënia e më shumë perimeve përmirëson shëndetin e kockave

Ndërsa qumështi për një kohë të gjatë e ka gazuar reputacionin e produktit më të dobishëm për shëndetin e kockave, disa hulumtime të reja shkencore tregojnë se qumështi nuk është i vetmi ushqim të cilit duhet t’i kushtohet vëmendje.

Një hulumtim i fundit i publikuar në gazetën “Journal of Nutrition”, zbulon se konsumimi i sasive të rekomanduara të perimeve mund të përmirësojë dukshëm shëndetin e kockave. Ky është një lajm i mrekullueshëm për ata që duan t’i pasurojnë pjatat me perime shumëngjyrëshe.

Ndërsa karotenoidet mund të jenë të famshëm për mbështetjen e shëndetit të syve, dhe shquhen për faktin se ua japin frutave dhe perimeve, si papaja, kungulli, karotat dhe patatet e ëmbla, ngjyrën e tyre të ndritshme portokalli, rezulton se ato kanë edhe më shumë për të na ofruar në aspektin ushqyes dhe funksional, kur bëhet fjalë për kockat e trupit.

Këta përbërës bioaktivë të bimëve janë një grup i fitokimikateve antioksidantë, që mbështesin sistemin imunitar dhe ndihmojnë në sigurimin e mbrojtjes antioksiduese, e cila nga ana tjetër mbron indet e eshtrave. Në fakt, një studim i mëparshëm zbuloi se një dietë me konsum të lartë të frutave dhe perimeve të pasura me karotenoid, mund të rrisë formimin e kockave.

Përveç forcimit të sistemit tuaj imunitar dhe sigurimit të lëndëve ushqyese thelbësore, perimet mund të jenë një mjet i fuqishëm për kujdesin ndaj eshtrave.

Pra, shtimi i ushqimeve të pasura me karotenoid në dietën tuaj e ndihmon dukshëm shëndetin e kockave gjatë gjithë jetës.

Së bashku me ngrënien e sasisë së rekomanduar ditore të perimeve, shtimi i një multivitamine cilësore në rutinën tuaj të përditshme mund të jetë po ashtu i dobishëm për shëndetin e përgjithshëm të trupit, përfshirë këtu edhe kockat.

Shpërndaj
Nutricione - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni si të bëni zgjedhje të mençura për të shmangur glutenin dhe të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në nutricione@rilinde21.sg-host.com