Lart

Lëngu i domates është i shëndetshëm, por nuk rekomandohet për të gjithë

Nuk është e lehtë të numërosh të gjitha përfitimet që ka lëngu i domates, kur bëhet fjalë për shëndetin.I freskët dhe pa aditivë, lëngu i domates është një burim i shkëlqyer i vitaminave A dhe C, kështu që ka një efekt të dobishëm në imunitetin, shëndetin e dhëmbëve dhe kockave.

Është i pasur me vitaminë B6, e cila besohet se zbërthen homocisteinën, një aminoacid që dëmton enët e gjakut.

Lëngu i domates ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak falë niacinës që përmban, përmirëson ngjyrën e lëkurës dhe stimulon tretjen.

Nutricionistët këshillojnë se është më e shëndetshme kur përgatitet në shtëpi, sepse lëngu i blerë në dyqane mund të përmbajë sheqerna shtesë që reduktojnë vetitë e tij të dobishme.

“Ky është lëngu më i mirë për ushqimin e muskujve të zemrës, është i dobishëm për fëmijët, gratë dhe burrat e të gjitha moshave. Indeksi i ulët i glikemisë e vendos automatikisht lëngun e domates në listën e ushqimeve për diabetikët”, pohon nutricionistja Elena Moiseeva dhe thekson se përparësitë e tij janë përmbajtja e ulët kalorike dhe përmbajtja e lartë e kaliumit.

Megjithatë, në disa raste, lëngu i domates mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi. Në veçanti, te pankreatiti akut dhe gastriti.

Përveç kësaj, konsumimi i ushqimeve me niseshte siç janë patatet, orizi dhe buka mund të çojnë në formimin e gurëve në veshka.

Në rastet kur nuk ka efekte anësore, është mirë që lëngu të pihet gjysmë ore para vaktit.

Shpërndaj
Nutricione - Probleme.me
Nutricione - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni si të bëni zgjedhje të mençura për të shmangur glutenin dhe të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në [email protected]