Lart

Përfitimet Shëndetësore të Spinaqit

Përfitimet Shëndetësore të Spinaqit

Përfitimet Shëndetësore të Spinaqit

Spinaqi besohet të jetë me origjinë persiane. Nga shekulli i 20-të, u përhap në gjithë Evropën dhe u bë një perime me gjethe të gjelbërta e dëshirueshme dhe e njohur për shëndetin e mirë; një reputacion që qëndron i fortë edhe sot. Emri Florentine shpesh përdoret për t’i përshkruar gatesat që përmbajnë spinaq (dhe një sosë kremoze).

Mendohet se ky emër daton nga shekulli i 16-të dhe gruaja italiane e Henryt II të Francës; Catherine de Medici. Ky tregim i pavërtetuar thotë se Catherine e prezantoi spinaqin tek Oborri Mbretëror i Francës dhe për ta nderuar trashëgiminë e saj italiane, ajo vendosi që çdo gatesë që përmbante spinaq ta quante Florentine.

Spinaqi i takon familjes chenopodiaceae (e njohur gjithashtu si këmbëpatë), një familje e fuqive ushqyese duke përfshirë panxharin, pazinë dhe quinoa. Ajo ndanë shijen e profilit të njejtë me këto dy perime tjera; shijen e hidhur të pjesës së gjelbër të panxharit dhe shijen pak të kripur të pazisë. Janë tre lloje të ndryshme të spinaqit që janë përgjithësisht në dispozicion: savoy, gjysmë-savoy dhe me gjethe të buta.

…Efekti popaj (popeye)

Ka shumë njohuri rreth spinaqit, më së shumti i njohur si burimi i fuqisë së Popajit. Kur përballej me telashe, marinari Popaj me llullë hapte një kavanoz me spinaq. Posa e konsumonte, bicepsat e tij do të fryheshin dhe fuqia e tij e re do ta ndihmonte t’i mposhtëte armiqtë e tij. Edhe pse pa dyshim që ka shumë të mira në këto gjethe, statusi legjendar që i është dhuruar Popajit është paksa i fryrë.

 

Pikat kryesore ushqyese

Spinaqi është në dispozicion gjatë gjithë vitit, por është në sezonë gjatë pranverës (Mars – Qershor). Është shumë i njohur për vlerat e tij ushqyese dhe gjithmonë është konsideruar si një bimë me aftësi të jashtëzakonshme për rikthimin e energjisë, rritjes së vitalitetit dhe përmirësimit të kualitetit të gjakut.

Ka arsye të fort apse spinaqi do të jepte rezultate të tilla, kryesisht nga fakti se është i pasur me hekur. Hekuri luan një rol kryesor në funksionimin e qelizave të kuqe të gjakut që ndihmojnë në transportimin e oksigjenit nëpër trup, në prodhimin e energjisë dhe në sintezën e ADN-së. Spinaqi është gjithashtu një burim i shkëlqyer i vitaminës K, vitaminës A, vitaminës C dhe folatit dhe është gjithashtu një burim i mirë i manganit, magnezit, hekurit dhe vitaminës B2. Vitamina K është e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të eshtrave dhe është e vështirë të gjindet ndonjë perime më e pasur me vitaminë K se sa spinaqi. Tjerat përfshijnë brokolin dhe lakrën jeshile.

 

Hulumtim

Ngjyra e gjelbërt e mbylltë e gjetheve të spinaqit tregon se ato përmbajnë sasi të lartë të klorofilit dhe karotenoideve që ndihmojnë shëndetin (beta karotene, lutein dhe zeaksantin). Këto fito kimikale kanë veti anti-inflamatore dhe anti-kanceroze dhe janë veçanërisht të rëndësishme për pamje të shëndetshme të syve, duke ndihmuar në parandalimin e degjenerimit makular dhe katarakteve.

Spinaqi ka nivel të mirë të hekurit, por jo aq shumë sa besohet fillimisht, pasi sipas thashethemeve hulumtuesit e kanë vendosur pikën dhjetore në vendin e gabuar! Është e rëndësishme të theksohet se ka dy forma të hekurit dietik: hekuri “haem” dhe hekuri “jo-haem”. Hekuri haem gjindet në produktet shtazore dhe është forma e hekurit e absorbuar në mënyrën më efikase.

Hekuri jo-haem gjindet në ushqime bimore (të tilla si spinaqi) dhe është më e vështirë për trupin që ta absorboj atë krahasuar me hekurin haem. Megjithatë vegjetarianët, ata që përjetojnë anemi nga mungesa e hekurit dhe ata që janë shtatzënë, inkurajohen të përfshijnë perime me gjethe të gjelbërta të tilla si spinaqi si pjesë të një diete të balancuar.

 

Si të përzgjedhni dhe të ruani

Spinaqi i frekët duhet të jetë me ngjyrë të gjelbër mesatare deri në të errtë, të ketë pamje të freskët dhe pa shenja të prishjes. Duhet të ruhet në qese plastike të mbyllura në frigorifer ku do të mbahet për rreth katër ditë. Mos e lani spinaqin para se ta fusni në qese, pasi që lagështia do të shkaktoj prishjen e tij, megjithatë sigurohuni që të lahet siç duhet para konsumimit pasi që gjethet dhe kërcelli mund të mbledhin dheun dhe kimikale.

Spinaqi i papërpunuar ka një shije më të butë të cilën disa e përshkruajnë si metalike pasi që të gatuhet. Nëse e gatuani, zgjedheni gatimin me avull, gatimin e shpejtë në pak vaj apo futeni spinaqin në mikrovalë, në vend se ta zieni në mënyrë që t’i ruani vlerat ushqyese.

Këshillë…

Gjethe të reja të ngrira të spinaqit mund të blihen dhe të ruhen. Ato vijnë në blloqe individuale, një alternativë e voltishme dhe e shijshme e bizeleve të ngrira.

Përfitimet Shëndetësore të Spinaqit

Siguria

Spinaqi përmbanë sasi të lartë të oksalatit. Individët me një histori të gurëve të veshkave që përmbajnë oksalat duhet të shmangin mbikonsumimin. Një dietë me sasi të ultë të oksalatit zakonisht përkufizohet si ajo që përmban më pak se 50 miligramë oksalat në ditë. Një servim prej 100g spinaq ka më shumë se kaq dhe kështu është më mirë që të shmanget.

Niveli i lartë i acidit oksalik në spinaq ka kohë që mendohet se e pengojnë absorbimin e lëndëve të rëndësishme ushqyese të tilla si hekuri dhe kalciumi, edhe pse disa studime sugjerojnë se efektet e acidit oksalik janë minimale. Gatimi ose tharja e lehtë e spinaqit mendohet se e redukton përmbajtjen e acidit oksalik.

Shpërndaj
Nutricione - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni si të bëni zgjedhje të mençura për të shmangur glutenin dhe të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në nutricione@rilinde21.sg-host.com