Lart

10 Perimet që nuk janë të mira për juve ashtu siç e keni menduar

Harrojeni gjithçka që mendoni se dini.

Gjithkush e di se duhet konsumuar perimet , por ka disa rreziqe të mundshme shëndetësore nëse ju i përgatitini ato në një mënyrë të caktuar (mendoni t’i shtoni kripë dhe t’i skuqni ato), ose nëse zgjidhni t’i bleni konvencionale në vend se të jenë organike (disa perime thithin pesticidet më lehtë se disa tjera). Kur konsumoni këto 10 perime keni kujdes të shtuar.

Perime jo te mira

Ju rekomandojmë këtë artikull:

5 Perimet me Sasi të Lartë të Proteinave

“Bell Peppers”

Perimet  si specat, patatet dhe patëllxhanët, nuk janë aq të sigurta për t’u ngrënë, sepse shumë thonë se mund të shkaktojnë inflamacion. Kjo mund të çojë në disa komplikime mjaft serioze si: sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti. Megjithatë, nuk kemi rezultate konkrete të hulumtimeve, si dhe në qoftë se ju i konsumoni këto perime dhe ndiheni mirë, nuk ka ndonjë problem!

Brokoli

Këto perime të vogla nuk janë aq të dëmshme për shëndetin tuaj, por ato mund të çojnë në fryerje të barkut, gjë që askush nuk do e dëshironte.

Provoni një nga këto ushqime për të shmangur këtë gjë

Brussels Sprouts-Lloj i lakrës

Ashtu si brokoli, edhe këto janë perime të familjes “cruciferous”, që do të thotë se jo vetëm që ju shkaktojnë gazëra, por edhe ju bëjnë të ndiheni të fryer. Kjo është për shkak të përmbajtjes së raffinozës dhe sulfatit. Raffinoza, një sheqer, i cili nuk tretet deri sa të arrijë zorrën e trashë ku më pastaj fermentohet.

Prania e sulfatit është ajo që shkakton aromën e shpifur.

Perimet e konservuara

Perimet e konservuara janë të mbushura me kripë dhe “konservansë”, të cilat shkaktojnë vështirësi në tretje dhe mund të çojnë në dhimbje stomaku. Përveç kësaj, nivelet e natriumit janë mjaft të larta.

Kjo nuk është befasi, sepse është mjaft e lehtë të kuptohet se diçka që qëndron e konservuar mund të mos jetë e shëndetshme për ju.

Selino

Pavarësisht nga ajo që keni menduar se ju mund të djegni kalori vetëm duke përtypur selino, ky ushqim përmbanë shumë pak nutrientë.

 Gjithashtu është gjetur se përmban deri në 68 pesticide.

Gruri

Ky ushqim ka qenë subjekt i disa modifikimeve të çmendura gjenetike. Për shkak të kësaj, kur e konsumojmë, organizmi merr proteina që ne nuk i dimë, gjë që mund të rezultojë në ndjeshmëri të mëdha dhe gjithashtu mund të jetë arsyeja pse është një alergjen i zakonshëm.Thuhet se nuk ka siguri për ta konsumuar në periudhë afatgjate, megjithatë, mungojnë dëshmitë, kështu që është e pamundur të dihet saktë, por patjetër që ka diçka të dyshimtë në të.

Përveç kësaj, zakonisht shërbehet me shumë gjalpë dhe kripë, gjë e cila nuk është e mirë për ju.

Patëllxhani

Patëllxhani është zëvendësues i mirë i mishit. Por, për fat të keq, ka edhe efekte negative; sepse ai vepron si “sfungjer”, jo vetëm që absorbon aromën, por  thith të gjitha kaloritë, dhe natriumin poashtu.

Bizelet

Bizelet, ashtu si patatet dhe gruri, janë perime me përmbajtje të lartë amidoni dhe janë glikemike, te cilat mund te shpien ne shtimin e peshes, rritjen e nivelit te sheqerit ne gjak dhe shtojnë oreksin.

Patate

Ndërsa patatet përmbajnë shumë kalium dhe vitaminë C, zakonisht janë të qëruara( pa fibra) të skuqura në vaj, me shumë kripë dhe pothuajse pa asnjë vlerë ushqyese. Pra, patatet e skuqura nuk llogariten si perime, për fat të keq.

Ju rekomandojmë këtë artikull:

10 Përfitimet e Patatës

Spinaqi

Spinaqi zakonisht konsiderohet si një nga perimet më të shëndetshme sepse është përplot me vitamina A dhe K, ka veti anti-kancer, por kur blini spinaq konvencional (jo-organik), jeni në rrezik për ekspozim ndaj pothuajse 50 pesticideve. Keni vëmendje dhe bleni vetëm atë që është organik.

Shpërndaj
Nutricione - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni si të bëni zgjedhje të mençura për të shmangur glutenin dhe të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në nutricione@rilinde21.sg-host.com