Pesë ushqime të shëndetshme që ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës
Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë, duke marrë rreth 17.9 milionë jetë çdo vit.
Me kaq shumë njerëz që humbasin jetën nga kjo gjendje, është e rëndësishme të qëndroni vigjilentë kur bëhet fjalë për t’u kujdesur për shëndetin e zemrës, paralajmërojnë mjekët.
Gjegjësisht, siç shpjegojnë ata, një faktor i rëndësishëm që mund të përmirësojë apo përkeqësojë shëndetin e zemrës është ushqimi.
Një dietë e shëndetshme mund të na mbajë larg faktorëve të rrezikut si kolesteroli i lartë dhe presioni i gjakut. Prandaj, kardiologët rekomandojnë marrjen e ushqimeve të mëposhtme të shëndetshme që duhet t’i përfshijmë në dietën tonë, duke eliminuar ose të paktën të shmangim ushqimet e pashëndetshme.
Këto janë:
Drithërat
Farat e lirit
Arrat
Soja
Lëng panxhari.
Gjegjësisht, studime të shumta tregojnë se konsumimi i rregullt i këtyre ushqimeve ka dëshmuar se zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut