Lart

Pija më e shëndetshme për organizëm

Lëngu i boronicës njihet për ndihmën që jep në luftimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve dhe infeksioneve të traktit urinar. Qumështi me pak yndyrë, ju mbron nga osteoporoza dhe stabilizon sheqerin në gjak. Dhe çaji jeshil zvogëlon rrezikun e kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe kaviteteve.

Megjithatë, përkundër përfitimeve shëndetësore të të gjitha këtyre pijeve, asnjë prej tyre nuk i jep trupit atë që ai ka nevojë për të mbijetuar. Ai është uji! Uji bën që trupi juaj të punojnë në mënyrë efikase, duke e bërë atë pijen më të shëndetshme. Por ju mund të pyesni, pse pikërisht uji? Sa ujë duhet të konsumoni për të qenë të shëndetshëm? Cilat janë rreziqet nga dehidratimi? Për këto pyejte, , ju jspin një përgjigje.

Pse uji është pija më e shëndetshme?

Edhe pse lëngjet si çaji apo qumështi i ofrojnë trupit tuaj shumë përfitime shëndetsore, ato gjithashtu mund të kenë më shumë sheqer, kalori apo yndyrë. Nga ana tjetër, uji është pa kalori, sheqer, yndyrë apo kripë dhe bën që trupi juaj të funksionojë në mënyrën e duhur. Çdo qelizë në trupin tuaj kërkon ujë për të punuar si duhet. Uji rregullon temperaturën, lubrifikon nyjet, mbron palcën kurrizore dhe largon mbeturinat nga trupi juaj.

Sa ujë këshillohet të konsumoni?

Edhe pse trupi juaj merr ujë përmes disa ushqimeve që ju konsumoni, mund të jetë e vështirë të merrni sasinë e rekomanduar pa pirë asnjë gotë ujë. Instituti i Mjekësisë rekomandon që gratë të konsumojnë 2.7 litra ujë çdo ditë, ndërsa burrat 3.7 litra në ditë. Trupi juaj humbet ujë përmes djersës, urinimit dhe funksioneve të tjera, por situata të caktuara ju bëjnë të keni nevojë për më shumë ujë. Këto përfshijnë të jetuarit në një klimë të nxehtë, të qenurit fizikisht aktivë ose kur përjetoni diarre ose të vjella.

Rreziku nga dehidrimi

Nëse nuk jeni duke pirë mjaftueshëm ujë, trupi juaj do t’ju njoftojë përmes simptomave të dehidrimit. Simptomat përfshijnë marramendjen, tharjen e buzëve dhe gojës, rrahjet e shpejta të zemrës, uljen e sasisë së urinimit dhe ngjyra e verdhë e errët e urinës. Kjo gjendje ndodh kur trupi juaj nuk ka ujë të mjaftueshëm për të funksionuar si duhet. Dehidrimi i lehtë mund të trajtohet me konsumin e sasisë së rkomaduar të ujit. Ndërsa gjendjet e rënduara mund të çojnë në komplikacione të ndryshme e deri në vdekje.

Si të shtoni sasinë e konsumit të ujit?

Ju mund të rrisni shijen e ujit duke shtuar fruta ose bimë si nenexhiku ose borziloku, në gotën tuaj. Megjithatë mënyra më e lehtë për të konsumuar mjaftueshëm ujë është të mbani gjithmonë me vete një shishe me ujë.

Shpërndaj
Nutricione - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni si të bëni zgjedhje të mençura për të shmangur glutenin dhe të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në nutricione@rilinde21.sg-host.com