Lart

4 Arsye Pse Lakra e Gjelbër është një Superushqim i Vërtetë

Kur bëhet fjalë për perime të shëndetshme, lakra e gjelbër mund të jetë njëra ndër më të mirat. Lakra është e pasur me antioksidantë, ushqyes dhe mbështetës të një tretjeje të shkëlqyeshme. Për këdo që është ende i pavendosur, më poshtë gjeni 4 arsyet kryesore për ta bërë lakrën jeshile pjesë të jetës suaj.

lakra e gjelber

  • Lakra e gjelbër është e mbushur me vitamina. Konsumimi i një sasie të vogël të lakrës së gjelbër e furnizon organizmin tuaj me mbi 200% të vlerës së përditshme të vitaminës A, 134% të vlerës së përditshme të vitaminës C dhe pothuajse 700% të vlerës së përditshme të vitaminës K! Përveç kësaj, lakra jeshile përmban minerale të rëndësishme si mangani, kaliumi dhe bakri.
  • Lakra e gjelbër përmban një gamë të gjerë të antioksidantëve. Antioksidanti i lakrës jeshile, kuercetin, ka veti anti-virale, dhe mund të trajtojë të ftohtin e zakonshëm. Karotenoidet e lakrës jeshile, Luteina dhe Zeaksantina përqëndrohen në sy, dhe mund të luajnë rol në parandalimin e sëmundjeve optike.
  • Lakra e gjelbër përmban yndyrë të mirë dhe fibra. Kjo lakër aktualisht përmban rreth 120 mg acide yndyrore Omega-3 për kupë (filxhan), shumë më mirë se shumica e bimëve. Përveç kësaj, lakra jeshile furnizon organizmin me fibra të patretshme për dietë.
  • Konsumimi i lakrës së gjelbër mund të përmirësojë profilin tuaj të kolesterolit. Të dhënat tregojnë se pirja e lëngut të lakrës jeshile mund të ndihmojë në profilin tuaj të lipideve dhe ndoshta më e rëndësishmja, lakra jeshile është dëshmuar se ulë dëmtimin oksidativ të LDL-së siç përshkruhet në këtë studim të rëndësishëm. Reduktimi i oksidimit të LDL-së ka implikime të rëndësishme në lidhje me rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Me të gjitha këto përfitime shëndetësore fantastike, duhet të konsideroni shtimin e lakrës së gjelbër në menunë tuaj disa herë gjatë javës. Dhe mos nënçmoni rëndësinë e këtij ushqimi. Ju mund të përfshini lakrën në supa, fërgesa ose në salca. Si gjithmonë, përpiquni që të bleni lakër të gjelbër organike kur është e mundur!

 

faqja probleme.me
Shpërndaj
AvatarAvatar
Donard