Lart

6 Arsye Pse duhet t’i quajmë Patatet një Super Ushqim

6 Arsye Pse duhet t’i quajmë Patatet një Super Ushqim

faqja probleme.me

Një super ushqim përcaktohet si “ai që është i pasur me komponime të dobishme për shëndetin e një personi”.

Prandaj, do të ishte e drejtë që një patate e thjeshtë të shpallej super ushqim.

Por, prit! A nuk janë patatet kalori të zbrazëta? Pa vlera ushqyese? Një mbushës i thjeshtë dhe madje edhe më keq, një ushqim që të trashë?

Gabim. Gabim. Gabim.

Patatet nuk janë vetëm karbohidrate. Ato janë një ushqim me vlera ushqyese nga i cili shumë kultura të shëndosha antike kanë jetuar.

patatet

Këtu janë gjashtë arsye se pse duhet ta quajmë pataten një super ushqim.

Patatet sigurojnë minerale shumë të absorbueshme

Patatet kanë kalium, magnez, bakër, kalcium, fosfor, zink dhe hekur – minerale vendimtare për disa funksione trupore.

Çka është me rëndësi, përmbajtja e vogël e acidit fitik në patate, mundëson absorbimin optimal të këtyre mineraleve, duke i bërë patatet më ushqyese se sa opsionet e amidonit si orizi, pastat dhe buka.

Patatet kanë vitaminë C

Një patate mesatare ka 40 mg vitaminë C. Pavarësisht humbjes së 30% të saj gjatë gatimit, 15 mg e mbetur përbëjnë një të pestën e sasisë së rekomanduar për konsumim ditor të vitaminës C. Herën tjetër që ftoheni, nxerrini patatet, e jo vetëm lëngun e portokallit!

Patatet kanë një indeks të lartë të ngopjes

Në mesin e ushqimeve të ndryshme të testuara për aftësinë e tyre të ngopjes, patatet kanë dalur në krye. Ndoshta për shkak të aftësisë së tyre të ngopjes, patatet e përgatitura shëndetshëm (të pjekura ose të skuqura), janë treguar të jenë pjesa ushqyese e një diete të balancuar për humbjen e peshës.

Shënim: Patatet janë shmangur nga shumë për shkak të indeksit të lartë glikemik (GI), një njësi matëse e kapacitetit të një ushqimi për ta rritur glukozën në gjak. Ky mund të jetë një problem për personat me kontroll të dobtë të sheqerit në gjak, si diabetikët tip II, të cilët duhet të kufizojnë konsumimin e ushqimeve me GI të lartë. Në mënyrë interesante, studimet kanë treguar se ftohja apo shtimi i uthullës, në mënyrë substanciale e ulë indeksin glikemik të patateve.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

10 Përfitimet e Patatës

10 Përfitimet e Mrekullueshme të Shëndetit nga Patatet e Ëmbla

Patatet janë të mbushura me vitamina B të rëndësishme

Vitaminat B janë të rëndësishme për përtëritjen e qelizave, sintezën e ADN-së dhe proteinave, prodhimin e energjisë dhe sintezën e kemikaleve të nxitjes së humorit, si serotonina. Patatet sigurojnë një sasi të konsiderueshme të vitaminës B6 si dhe niacinës (B3), folatit (B9) dhe kolinës (B4), e fundit e cila e rritë funksionin e trurit.

6 Arsye Pse duhet t’i quajmë Patatet një Super Ushqim

Patatet kanë proteina të plota

Një patate mesatare ka 4g proteina, gati 10% e sasisë së rekomanduar për konsum ditor. Më e rëndësishmja, proteina e patates është e plotë duke përmbajtur të gjitha 9 aminoacidet (megjithëse 3 prej tyre, triptofani, metionina dhe cisteina janë në sasi të vogëla). Kjo mund të rregullohet duke servuar pataten bashkë me gjalpë ose djathë ose një porcion të jogurtit grek.

Patatet përmbajnë amidon rezistent që furnizon bakteret miqësore të zorrëve

Patatet e gatuara dhe të ftohura përmbajnë amilozë, e cila është rezistente ndaj tretjes nga lukthi the zorra e hollë, por i ushqen bakteret e mira në zorrë të trashë. Këto baktere miqësore ushqehen me amilozë dhe prodhojnë butyrate, një acid yndyror me zingjirë të shkurtë.

Butyrati është molekula magjike! Ajo ushqen qelizat që mbështesin zorrën e trashë, duke nxitur një barrierë të forte të zorrëve dhe duke mbajtur toksinat larg qarkullimit të gjakut.

Butyrati parandalon pezmatime të padëshiruara dhe përmirëson humbjen e yndyrës, sinjalizimin e insulinës dhe metabolizmin. Gjithashtu zvogëlon mutacionet e ADN-së të formuara nga konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, duke vepruar si një agjent i mundshëm kundër kancerit.

 

Patatja e mirë dhe e vjetër nuk është e zbraztë për nga vlerat ushqyese, siç na kanë bërë të besojmë. Ndërkohë që mund të tundoheni të jetoni vetëm me patate (ato janë të shijshme), kontrollimi i racioneve dhe përmbajtja e vetës janë janë çelësi, sikur me të gjitha super ushqimet tjera! Ashtu siç na thotë mendimi praktik the shkenca, asgjë nuk e mposhtë një dietë të ekuilibruar e të shumëllojshme, të pasur me ushqime të plota e të papërpunuara. Ndjehuni të lirë ta bëni pataten modeste, por shumë të fuqishme, pjesë tuajën.

 

Shënim për lëkurën e patates:

Disa lëndë ushqyese si hekuri gjenden më shumë në lëkurën e patates, ndërkohë që të tjerat si kaliumi dhe magnezi janë më të bollëshme në pjesën mishërore të patates. Është mirë që t‘i përzieni, nganjëherë t’i shërbeni patatet me lëkurë, por më shpesh të qëruara. Kjo sepse lëkura përmbanë sasi më të mëdha të glikoalkaloideve, që janë toksina natyrale të përcaktuara për mbrojtjen e patateve nga insektet, kafshët dhe ne!

 

faqja probleme.me
Shpërndaj
Nutricione - Probleme.me
Nutricione - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni si të bëni zgjedhje të mençura për të shmangur glutenin dhe të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në [email protected]