Gatuaj Diçka të Re: Pulë e Shijshme e Stilit Hungarez
Koha Totale:
- 1 orë e 10 minuta
Për sa Persona:
- 4 persona
Lloji i Dietës:
- Pa gluten
Përbërësit
- 4 kofsha pule pa eshtra dhe lëkurë
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 6 patate të reja, të grira
- 3 kupë* zele, të grira
- 3 kupë* lëng të eshtrave të pulës
- 1 lugë rrepë e bardhë
- 1 domate, të grirë
- ½ qepë, e prerë në rrathë
- 2 thelba hudhër, të grira
- 2 lugë gjelle piper i kuq
- ¼ lugë çaji pluhur të specit të kuq të djegëst
- 1 lugë çaji kripë deti
*1 kupë = 230 ml
Udhëzimet
- Nxejeni furrën deri në 175 gradë celcius.
- Në një tenxhere të madhe në nxehtësi mesatare, shtoni vajin e ullirit.
- Kriposeni pulën dhe lini vajin të nxehet për 1 minut.
- Vendoseni pulën në tenxhere dhe gatuani secilën anë për 7 minuta.
- Largojeni pulën dhe vendoseni mënjanë.
- Zvogëlojeni nxehtësinë dhe shtoni rrepën e bardhë, qepën, hudhrën, specin e kuq, kripën dhe piperin. Pjekeni për 1 minut.
- Shtojeni lëngun e mishit dhe lejeni të zihet dhe të trashet, duke e përzier vazhdimisht për 6 minuta.
- Shtoni përbërësit e mbetur me pulën në krye.
- Pjekeni për 40 minuta
- Shërbejeni me makaronat e preferuara por pa gluten.
Si të përgatisim pulë Paprika
Para se të filloni nxejeni furrën deri në 175 gradë celcius. Gjatë kësaj kohe mund të prisni perimet që të jenë gati për t’i shtuar në përzierje.
- Në një tenxhere të madhe në nxehtësi mesatare, shtoni vajin e ullirit. Kur vaji është duke u ngrohur pak, kriposeni pulën. Shtoni kofshët e pulës në tenxhere dhe gatuani secilën anë për 7 minuta. Largojeni pulën dhe vendoseni mënjanë.
- Zvogëlojeni nxehtësinë dhe shtoni rrepën e bardhë, qepën, hudhrën, kripën dhe piperin.
- Shtoni pluhurin e specit të kuq,përbërësin kryesor për një recetë origjinale. Pjekeni për 1 minut.
- Shtojeni lëngun e mishit.
- Lëreni të zihet dhe të trashet, duke e përzier vazhdimisht për 6 minuta.
- Preni patatet e reja në madhësi të kafshatës dhe shtojini në tenxhere.
- Shtoni përbërësit e mbetur, bashkë me domatet dhe zelet.
- Shtoni pjesët e pulës që të rrinë në krye.
- Pjekini për 40 minuta, ose derisa patatet mund të prehen me pirun.
- Shërbejeni këtë pulë paprika hungareze me makaronat e preferuara por pa gluten.
- Kjo është e gjitha. Shijojeni këtë pulë të butë dhe salcën e shijshme!
- Nëse keni një tenxhere që gatuan ngadalë, mund ta përdorni për të përgatitur pulën paprika të gatuar ngadalë.
Doni të përgatitni supë të pulës paprika? Kur ta përfundoni këtë recetë, thjeshtë grijeni pulën dhe shtoni makaronat. Shtoni edhe më shumë lëng të eshtrave të pulës nëse është e nevojshme.