Lart

Receta Meksikane Calabacitas

 

Koha Totale:

  • 20 minuta

Për sa Persona:

  • 4 – 6 persona

Lloji i Dietës:

  • Vegjetariane

Recetë Hungareze për Pulë Paprika

 

Përbërësit

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 zukini, i prerë
  • 1 kungulleshë, e prerë
  • 3 speca të kuq të pjekur, të prerë
  • 1 kupë* bizele
  • ½ kupë* misër të pjekur
  • 1 qepë e re, e grirë
  • ½ kupë* cilantro, e grirë
  • ¼  kupë* kopër, e prerë mirë
  • 1 lugë çaji qimnon
  • ¼ lugë* çaji salcë të djegëst
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji piper
  • 1 lime, i prerë
  • 1 avokado, e prerë
  • 2 kupë*  lulelakër, të grira
  • 1 kupë spinaq
  • 2 rrepka të vogla, të prera
  • 4 vezë, të ziera pa lëvore

*1 kupë = 100gr

Udhëzimet

  1. Në një tigan të madh në nxehtësi mesatare, kombino vajin e ullirit, zukinit, specat, misrin, qepët, cilantrot, kopërën, qimnon, salcën e djegëst, kripën, piperin.
  2. Fërgoni për 10 minuta derisa të zbuten perimet.
  3. Shtresoni të gjithë përbërësit mes 4 pjatave njësoj.
  4. Shërbejeni të ngrohtë.

Si të përgatisim Calabacitas

  • Në fillim për të përgatitur calabacitas, duhet të preni perimet. Do t'iu duhet një zukini e grirë, një kungull i verdhë i grirë, dhe ½ kupe misër.
  • Gjithashtu do t'iu duhet të prisni 3 speca të kuq të pjekur dhe një qepë. Kur përfundoni së preri këto perime, bëni gati erëzat. Kjo recetë përfshinë ¼ kopër të prerë mirë…
  • Dhe ½ kupë cilantro të grirë.
  • Tani ngrohni tiganin me nxehtësi mesatare dhe shtoni dy lugë vaj avokadoje.
  • Kur të ngrohet vaji, shtoni erëzat dhe perimet e grira.
  • Pastaj shtoni 1 lugë çaji qimnon, ¼ lugë çaji salcë të djegëst, 1 lugë çaji kripë, 1 lugë çaji piper. Lijeni të piqet për 10 minuta, derisa të zbuten perimet.
  • Tani është pjesa argëtuese. Do të filloni të shtresoni përbërësit për të krijuar calabacitas. Merrni pjatat që i'u duhen dhe ndani 2 kupa me lulelakër të grira në fund të secilës pjatë.
  • Pastaj shtoni spinaqin, duke e shtresuar mbi lulelakrën.
  • Afër spinaqit vendosni një lugë të përzierjes me perime dhe erëza. Pastaj shtoni një lugë të mbushur me bizele.
  • Tani shtoni disa fetë të lime-it dhe avokados në secilën pjatë, prisni dy rrepka të vogla dhe vendosi edhe ato në pjata.
  • Ushqimi i fundit që duhet të shtoni në mes të pjatës është veza e zier pa lëvore. Është e lehtë të përgadisësh këto vezë. Vetëm hidhni një lugë të çajit me uthull në ujë, lijeni të zihet dhe thyejeni vezën në një pjatë të vogël dhe pastaj me kujdes lëshojeni në ujë. I duhen vetëm 2-3 minuta për t’u forcuar.
  • Prekja përfundimtare është të shtoni pak salcë pikante në secilën pjatë, nëse i'u pëlqen pak nxehtësi.

Wow, shikoni është një calabacitas e shëndetshme dhe pa gluten. Ju bëftë mirë!

 

Shpërndaj
Receta - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni çdo informacion në lidhje me nutricionet. Ne ndajmë karakteristika të ndryshme të nutricioneve dhe do t'iu ndihmojmë që të bëni zgjedhje të mençura të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në nutricione@rilinde21.sg-host.com