Recetë e Lehtë e Picës Margarita (për netët e zëna të punës)
Koha Totale:
- 20 minuta
Për sa Persona:
- 8 – 10 persona
Lloji i Dietës:
- Vegjetariane
Përbërësit
- Brumë për pica
- 225 gr djathë mozzarella
- 6-8 domatina të përgjysmuara
- 2 thelba hudhër, të grira
- Bërzillok të freskët
- Piper të kuq (opsionale)
Udhëzimet
- Ngroheni furrën paraprakisht deri në 200 gradë celcius.
- Vendosni të gjithë përbërësit e tjerë në brumin e pjekur të picës.
- Në fund hidhni piper të kuq të shtypur.
Si të përgatisim këtë recetë të picës Margarita
Për të përgatitur këtë recetë, në fillim duhet të gatuhet brumi për pica. Nëse jeni me nxitim dhe i’u nevojitet një opsion më i shpejtë, blejeni brumin e gatshëm nga furra.
- Kur brumi është gati ngroheni furrën deri në 200 gradë celcius.
- Do t’iu duhet të coptoni 6 deri në 8 domate për t’ia shtuar picës në fund.
- Pastaj, shpërndani diku ½ kupë* salcë të picës në brumë, duke i lënë anët të paprekura për kore. Pastaj shtoni dy thelba hudhër.
- Tani mund të shtoni domatet e prera, pastaj shtoni disa copëza të mozarellës.
- Tani është koha të shtojmë pak ngjyra – presim imët borsilikun e freskët dhe e spërkatim mbi picë. Në rregull, tani pica është gati për furrë, piqeni për 15 minuta.
- Dhe nëse dëshironi ta bëni më pikante, spërkatni pak piper të kuq pasi ta nxjerrni nga furra.
*1 kupë = 230 ml
Sa e lehtë ishte kjo?
Tani keni një picë Margarita vegjetariane, pa gluten dhe të shijshme që është gati për t’u shijuar.