fbpx
Lart

Recetë e Mëlqisë së Pulës

faqja probleme.me

 

Koha Totale:

  • 25 minuta

Për sa Persona:

  • 6 – 8 persona

Lloji i Dietës:

  • Ketegjenike

Recetë e Mëlqisë së Pulës

 

Përbërësit

  • 3 lugë gjelle gjalpë + 3 lugë gjelle gjalpë të shkrirë për ta shtuar në fund (opsionale)
  • ½ kg mëlqi pule
  • 3 thelba hudhër
  • 1 qepë e prerë
  • 1 degëz rozëmarinë
  • 1 degëz trumzë
  • 1 lugë të çajit kripë
  • 1 lugë të çajit piper

Udhëzimet

  1. Në një tigan në temperaturë mesatare, kombinoni 3 lugë gjalpë, hudhër, qepë, rozëmari, trumzë, kripë dhe piper dhe fërgoni për 5 minuta.
  2. Shtoni mëlqinë e pulës dhe piqni deri sa të zhduket ngjyra rozë (rreth 15 minuta).
  3. Shtoni të gjithë përbërësit në përpunues dhe përziejini deri sa të zbuten.
  4. Shpërndajeni mëlqinë në pjatë dhe hidhini gjalpë të shkrirë sipër.
  5. Lëreni të ftohet në frigorifer për 1-2 orë.
  6. Shërbejeni me bukë pa gluten dhe me çfarëdo shtese tjetër.

 Si të përgatisim mëlqi të pulës

  • Për të filluar këtë recetë, së pari duhet t’i prisni 3 thelba hudhra dhe 1 qepë. Pastaj, prisni një degëz rozëmari dhe një degëz trumzë.
  • Tani përbërësit janë gati. Merrni një tigan me përmasa mesatare dhe shtoni hudhrat e prera, qepët, rozëmarinë dhe trumzën, plus nga një lugë të çajit me kripë dhe piper. Gjithashtu do të duhet të shtoni 3 lugë gjalpë. Preferohet gjalpi që është më i pasur me acide yndyrore dhe vitamina që i tretin yndyrnat.
  • Përziejini këtë përzierje për përafërsisht 5 minuta dhe pastaj bëhuni gati të shtoni ½ kg mëlqi pule.
  • Gatuajeni pulën deri sa të hiqet ngjyra rozë. Kjo mund të marr deri në 15 minuta. Përdorni lopatëzën për të rrotulluar dhe përzier mëlqinë ashtu që çdo anë të piqet njësoj.
  • Pastaj shtoni të gjithë përbërësit nga tigani në përpunues të ushqimit dhe përziejini deri sa të zbuten.
  • Më pas merreni mëlqinë e pulës dhe shpërndajeni njësoj në pjatë. Gjithashtu keni edhe opsionin që të shtoni tre lugë gjalpë në majë të mëlqisë.
  • Përpara se të zhyteni në të, lëreni të ftohet në frigorifer për 1-2 orë.
  • Pëlqehet që ta shpërndahet në bukë pa gluten me perime të fermentuara apo me frute dhe perime. Ju bëftë mirë!
faqja probleme.me
Shpërndaj
Receta - Probleme.me
Receta - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni çdo informacion në lidhje me nutricionet. Ne ndajmë karakteristika të ndryshme të nutricioneve dhe do t'iu ndihmojmë që të bëni zgjedhje të mençura të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në [email protected]