Recetë e Thjeshtë për Salmon Skare
Koha Totale:
- 10 – 12 minuta
Për sa Persona:
- 4 persona
Lloji i Dietës:
- Pa gluten
- Paleo
Përbërësit
- 4 lugë melasë (ose mjalte)
- 4 lugë gjalpë ose vaj kokosi
- 2 logë xhenxhefil të freskët të grirë
- Lëng i 4 limoave të athët
- 1 lugë pluhur chipotle ose biber i kuq
- 1 lugë pluhur hudhre
- 4 file salmoni
Udhëzimet
- Në një tigan, ngrohni melasën ose mjalten dhe gjalpën mbi nxehtësinë mesatare. Zijini për 2 minuta.
- Shtoni xhenxhefilin dhe zijeni edhe për 2 minuta.
- Shtoni lëngun e limonit të athët, pluhur chipotle dhe pluhur hudhre në salcë dhe përzijini mirë. Uleni nxehtësinë në nivel mesatar.
- Shtojini filet e salmonit në tigan, vendosini kapakun në tigan, dhe piqni 3-5 minuta çdo anë, në varësi të trashësisë.
- Hiqni filetët, vendosini në pjata. Derdheni salcën e mbetur mbi çdo fileto të salmonit. Shërbejeni të nxehtë.
Keni pasur një ditë të lodhshme dhe jeni gati për të porositur diçka apo ngrohni ndonjë ushqim që e keni gjetur ne frigorifer. Më ka ndodhur edhe mua, prandaj gjithmonë mbaj salmon të sapo kapur sa herë që kam nevojë për një darkë të shpejtë dhe të shëndetshme.
Vlera ushqyese e salmonit është e mbushur me gjëra të mira, duke përfshirë yndyrë omega-3 (yndyra e dobishme), ka vlerën ditore të dyfishtë të rekomanduar të vitaminës B12, si dhe ka shije të shkëlqyer. Përgatitet shpejt-15 min më së shumti.
Kjo recetë e thjeshtë e salmonit në skarë është një nga mënyrat e mia të preferuara të përgaditjes së salmonit. Në vend të përdorimit të salcave të blera në dyqan të sheqerosura dhe që përmbajnë konservans, ne i krijojmë vet. Në shumë pak minuta do keni një salmon skare të shijshëm, pa marr parasysh periudhën e vitit.
Fillojmë duke ngrohur mjaltin dhe gjalpin (ose vajin e kokosit) në një temperaturë mesatare të lartë dhe lejeni të ziejë për dy minuta. Mjalti do i japë salcës së skarës ëmbëlsinë e vecantë.
Pastaj, shtojmë xhenxhefilin e freskët dhe i lejmë të ziejnë edhe për dy minuta tjerë. Përfitimet shëndetsore të xhenxhefilit përfshijnë rolin si agjent antioksidant dhe anti-inflamator. Tani do fillojë të lirohet një aromë e mrekullueshme.
Është koha të përgatitet pjesa tjetër e salcës. Shtoni lëngun e limonit të freskët, pluhrin e biberit te kuq ose chipotle-s, dhe hudhra. Pasi që keni shtuar përbërësit, uleni temperaturën në mesatare.
Fillojmë me pjekjen e salmonit. Shtoni filet në tigan, vendosni kapakun dhe piqni në çdo anë për 3-5 minuta, varësisht nga trashësia e fileve. Filloni të kontrolloni menjëherë pas 3 minutave pasi që nuk do doni t’i piqni më shumë se që duhet.
Pasi të piqet secila anë dhe thith salcën, vendosni filet në pjata shërbyese. Merreni salcën e mbetur në tigan dhe hidheni mbi filet, shërbejeni të nxehtë.
Kjo recetë gatuhet në periudhë prej 15 minutash, prandaj është e përshtatshme për ato netë kur ndiheni të lodhur. Është shumë e mirë kur shërbehet me patate të skuqura ose me sallatë të gjelbër.
Do keni krijuar një gjellë të shijshme më shpejt se sa koha që do i’u duhet të porosisni apo të ngrohni furrën.