Lart

Recetë Pule Katsu

 

Koha Totale:

  • 25 minuta

Për sa Persona:

  • 6 persona

Lloji i Dietës:

  • Pa gluten

Recetë Pule Katsu

 

Përbërësit

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ kg file pule
  • 1 kupë* miell
  • 4 vezë të rrahura
  • 2 biskota të njelmëta pa gluten, të shtypura (thërrime)
  • 1 lugë çaji kripë deti
  • Salcë vaji
    • 1 lugë mustardë
    • 4 lugë salcë soja
    • 2 lugë vaj ulliri

*1 kupë = 130 gr

Udhëzimet

  1. Në një pjatë të vogël përzijini mustardën, sosin e sojës dhe vajin e ullirit dhe lini mënjanë.
  2. Në një tigan të madh me nxehtësi mesatare, ngrohni vajin e ullirit përderisa i përgadisni përbërësit e tjerë.
  3. Vendosni vezët, miellin dhe thërrimet në pjata të ndryshme mjaftueshëm të mëdha për të futur pulën.
  4. Shtoni kripën te mielli dhe përzijini deri sa të kombinohen mirë.
  5. Futini pjesët e pulës një nga një në çdo anë, sipas kësaj rradhitje: mielli, vezë dhe thërrime.
  6. Me pirun vendosni filetat e pulës në vajin e nxehtë në tigan.
  7. Fërgoni secilën anë derisa pula të marrë ngjyrë kafe të artë dhe temperatura e brendshme të arrijë 70 gradë celcius, rreth 10-15 minuta.
  8. Servojeni me sosin anash.
Shpërndaj
Receta - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni çdo informacion në lidhje me nutricionet. Ne ndajmë karakteristika të ndryshme të nutricioneve dhe do t'iu ndihmojmë që të bëni zgjedhje të mençura të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në nutricione@rilinde21.sg-host.com