Kekë me Miell Kokosi dhe Çokollatë
Koha Totale:
- 35 minuta
Për sa Persona:
- 10 – 12 persona
Lloji i Dietës:
- Pa gluten
Përbërësit
- ¼ kupë miell kokosi
- 1¼ kokos pluhur
- 4 vezë
- 1 lugë çaji kripë deti
- 1 lugë çaji sodë buke
- ½ kupë shurup panje ose mjaltë
- ¼ kupë sheqer kokosi
- 1 lugë ekstrakt vanilje
- 1/3 kupë vaj kokosi
- 1/3 kupë copa të çokollatës se zezë
- 1 recetë të salcës së karamelit të përgaditur në shtëpi
*1 kupë = 250 ml
*1 kupë = 130 gr
Udhëzimet
- Ngrohni furrën deri në 175 gradë celcius.
- Në një pjatë mesatare, shtoni përbërësit e lëngshëm.
- Pastaj, shtoni përbërësit e thatë.
- Përzijini deri sa të gjithë përbërësit të inkorporohen mes veti.
- Hidhni përzierjen në një pjatë të lyer me yndyrë m përmasa 20x20.
- Mbulojeni me copa të çokollatës dhe/ose kikirika dhe nëse keni dëshirë piqeni për 25-30 minuta.
- Lëreni të ftohet dhe mbulojeni me salcë të karamelit.
Si të përgatisim kekë me miell kokosi
Për të përgatitur këtë recetë të shijshme, ngrohni furrën deri në 175 gradë celcius dhe merrni një pjatë për të përzier përbërësit. Në fillim përzijini përbërësit e lëngshëm, kjo përfshinë 4 vezë, ½ kupe shurup panje, 1 lugë ekstrakt vanillje dhe 1/3 kupë vaj kokosi.
Pastaj, shtoni përbërësit e thatë, që përfshijnë ¼ kupe miell kokosi, 1¼ kupe kokos pluhur, 1 lugë çaji kripë deti, 1 lugë çaji sodë buke, ¼ kupë sheqer kokosi, dhe 1/3 kupë copa të çokollatës së zezë.
Përzijini deri sa të gjithë përbërësit të inkorporohen mes veti. Hidhni përzierjen në një pjatë të lyer me yndyrë me përmasa 20x20, mbulojeni me copa të çokollatës dhe/ose kikirika nëse keni dëshirë, dhe piqeni për 25-30 minuta.
Pasi i keni lënë të ftohen, mbulojini me salcë të karamelit që është përgaditur me qumësht kokosi, shurup panje ose mjaltë, sheqer kokosi, vaj kokosi dhe ekstrakt vanillje. Dhe kështu, kekët pa gluten dhe të shëndetshme për zorrët, janë gati të shijohen.
Edhe ata që nuk preferojnë të hajnë ushqime pa gluten do të duan kekët me miell kokosi.