fbpx
Lart

Pudingu i Preferuar i Sportistëve!

 

Koha Totale:

  • 2 orë

Për sa Persona:

  • 14 – 16 persona

Lloji i Dietës:

  • Vegjetariane

Pudingu i Preferuar i Sportistëve!

 

Përbërësit

  • 5 banane, të prera
  • 28 biskota me vanilje apo biskota te rregullta
  • ½ kupë arra, të grimcuara
  • 3 vezë
  • 1 të kuq të vezës
  • 765 gramë qumësht kokosi me yndyrë (ose hoplla)
  • ¼ kupë mjaltë
  • 1 fasule vanilje
  • 2 lugë niseshte
  • 1 lugë çaji kanellë
  • ¼ lugë çaji kripë deti
  • ¼ kupë shurup panje (ose mjalte)
  • Shllaku i ëmbëlsirës:
  • 2-3 kupë kremë të ftohur të kokosit
  • 1 lugë shurup panje të klasës A (ose mjalte)

 

Udhëzimet

  1. Në një tigan me madhësi mesatare, përzijini qumështin dhe fasulen e vaniljes në tigan. Ngrohni qumështin deri kur është duke u zier dhe pastaj kthejeni përsëri në nxehtësi të ulët.
  2. Në një pjatë tjetër, përziejini vezët, niseshten, kanellën, ¼ kupë shurup panje (ose mjalte) dhe kripë deti derisa të kombinohen mirë.
  3. Përziejeni miksturën e vezëve duke e derdhur ngadalë qumështin e ngrohur në një pjatë dhe duke e përzier vazhdimisht.
  4. Kur të kombinohet mirë, hidheni këtë përzierje përsëri në tigan në nxehtësi mesatare.
  5. Përzijeni mirë deri sa të marr dendësinë si të krem karamelit.
  6. Largojeni nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet para se ta vendosni në frigorifer të ftohet komplet, për rreth 1 orë.
  7. Përderisa pudingu është duke u ftohur, vendosni hopplan në një pjatë me madhësi mesatare. Nese keni perdorur krem kokosi, sigurohuni që ta lini ujin e kokosit në kanaqe.
  8. Me mikser të dorës, përzijeni kremin derisa të hollohet dhe të bëhet i butë.
  9. Shtoni një lugë shurup panje apo mjalte përderisa jeni duke përzier kremin. Vendoseni mënjanë.
  10. Në një pjatë servuese të zgjedhur sipas dëshirës, vendosni përbërësit në këtë rrathë: Pudingu, biskoat, bananet dhe shllakun. Përsëritni këta hapa derisa të harxhoni të gjithë përbërësit dhe shllaku të jetë përbërësi i fundit.
  11. Vendosni në majë arra të grimcuara dhe banane të prera, nëse ka të mbetura. Servojini.
  12. Mund të ruhet në frigorifer në një enë hermetike për 2-3 ditë.

Si të përgatisimin këtë recetë për puding me banane

Kjo recetë e pudingut me banane nuk është fare e vështirë për tu përgaditur. Në fillim do të përgaditni pudingun duke përzier qumështin, fasulen e vaniljes, vezët, niseshten, kanellën, shurupin e panjes (apo mjalten)  dhe pak kripë deti derisa të kombinohen mirë.

Përzijeni mirë deri sa të marrë dendësinë si të krem karamelit. Përderisa pudingu është duke u ftohur (për rreth 1 orë), do të përgatisni shllakun e pasur dhe të butë. Në maje hidhni ca arra, dhe kështu i keni përgaditur vetës një ëmbëlsirë jashtëzakonisht të shijshme dhe të këndshme, perfekte për festa dhe bashkime të ndryshme. Le të fillojmë:

  • Shtoni një lugë shurup panje(ose mjalte) përderisa jeni duke përzier kremin. Vendoseni mënjanë.
  • Në një tigan me madhësi mesatare, përzijini qumështin dhe fasulen e vanillës me fara në tigan. Ngrohni qumështin deri kur është duke u zier dhe pastaj kthejeni përsëri në nxehtësi të ulët.
  • Në një pjatë tjetër, përzijini vezët, niseshten, kanellën, ¼ kupë shurup panje/mjalte dhe kripë deti derisa të kombinohen mirë.
  • Përziejeni përzierjen e vezëve duke e derdhur ngadalë qumështin e ngrohur në një pjatë duke e përzier vazhdimisht.
  • Kur të kombinohet mirë, hidheni këtë përzierje përsëri në tigan në nxehtësi mesatare.
  • Përzijeni mirë deri sa të marrë dendësinë si të krem karamelit.
  • Largojeni nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet para se ta vendosni në frigorifer të ftohet komplet, për rreth 1 orë.
  • Përderisa pudingu është duke u ftohur, largoni me kujdes kremin nga 2 kanaqet me qumësht kokosi (ose hoplan) në një pjatë me madhësi mesatare. Sigurohuni që ta lini ujin e kokosit në kanaqe.
  • Me mikser të dorës, përzijini kremin derisa të hollohet dhe të bëhet i butë.
  • Shtoni një lugë shurup panje përderisa jeni duke përzier kremin. Vendoseni mënjanë.
  • Në një pjatë servuese të zgjedhur sipas dëshirës, vendosni të gjithë përbërësit
  • Në fillim pudingun. Pastaj shtoni biskotat
  • Pastaj bananet dhe shllakun.

Përsëritni këtë hapë derisa të harxhoni të gjithë përbërësit dhe shllaku të jetë përbërësi i fundit.

Vendosni në majë arra të grimcuara dhe banane të prera, nëse ka të mbetura.

Mund të spërkatni edhe pak kanellë nëse keni dëshirë.

Pasi e keni mbuluar pudingun e bananes, mund ta shijoni, ju bëftë mirë!

Shpërndaj
Receta - Probleme.me
Receta - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni çdo informacion në lidhje me nutricionet. Ne ndajmë karakteristika të ndryshme të nutricioneve dhe do t'iu ndihmojmë që të bëni zgjedhje të mençura të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në [email protected]