Lart

Recetë e Biskotave me Çokollatë

 

Koha Totale:

  • 5 minuta

Për sa Persona:

  • 8 – 10 persona

Lloji i Dietës:

  • Paleo

Recetë e Biskotave me Çokollatë

 

Përbërësit

  • ¼ kupë vaj kokosi të shkrirë ose vaj ulliri
  • 1/3 kupë sheqer kokosi
  • 1 vezë
  • 2 lugë gjalpë
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilleje
  • ½  lugë çaji me kripë rozë të Himalajës
  • 1 lugë çaji me pluhur pjekje
  • 1 lugë nisheste
  • ½ + 1 lugë miell integral
  • ½ kupë copa çokollatë (70% apo më të zezë)

 

Udhëzimet

  1. Nxejeni furrën deri në 175 gradë celcius.
  2. Në një pjatë të mesme, përzieni bashkë përbërësit: vajin, sheqerin, vezët, gjalpin dhe ekstraktin e vaniljes. Lëreni mënjanë.
  3. Në një pjatë të vogël, vendosni përbërësit e thatë të mbetur, përveq copave të çokollatës, pastaj hidhni copat e çokollatës.
  4. Mbulojeni brumin dhe lëreni të ftohet në frigorifer për rreth 10 minuta për ta bërë më të lehtë për punë. (opsionale)
  5. Merrni përafërsisht 2 lugë të brumit dhe formoni formë të biskotës. Vendoseni çdo biskotë një një letër gatimi me dimensione 22x28 të larguara nga njëra tjetër për 3-5 cm.
  6. Pjekni për 10-11 minuta.

Si të përgatisimin biskota me çokollatë?

Ka shumë receta të biskotave me çokollatë, mirëpo pasi të keni provuar këtë, mund ta konsideroni si recetën më të mirë. Mund të përdorni përbërës më të shëndetshëm dhe të krijoni biskota të mrekullueshme edhe në këtë mënyrë.

Kjo recetë fillon me kombinimin e përbërësve të lëngshëm. Pastaj, i shtoni përbërësit e thatë në përzierje. Tani është koha që të hedhni copat shijshme të çokollatës së zezë. Në këtë pikë e keni fituar brumin final të biskotave, dhe mund ta shndërroni në topa para se t’i vendosni në letrën gatuese.

Nxejeni furrën deri në 175 gradë celcius.

Ju bëfshin mirë!

Shpërndaj
Receta - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni çdo informacion në lidhje me nutricionet. Ne ndajmë karakteristika të ndryshme të nutricioneve dhe do t'iu ndihmojmë që të bëni zgjedhje të mençura të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në nutricione@rilinde21.sg-host.com