Lart

Recetë Keku me Arra dhe Banane

 

 

Koha Totale:

  • 20 minuta

Për sa Persona:

  • 12 persona

Lloji i Dietës:

  • Paleo
  • Vegjetarine

Recetë keku me arra dhe banane

 

Përbërësit

  • 2 kupë miell integral
  • 1 lugë çaji kanellë
  • ½ lugë çaji kripë
  • 2 lugë çaji sodë buke
  • 2 vezë
  • ¼ kupë ujë
  • ½ kupë mjaltë
  • 2 banane të pjekura, të shtypura
  • ½ kupë arra, të shtypura

Përbërësit për t’i hedhur në fund

  • 1 banane të prerë në mes dhe të prerë hollë
  • Arra të shtypura

Udhëzimet

  1. Nxejeni furrën deri në 175 gradë celcius.
  2. Përzijini të gjithë përbërësit në një pjatë të madhe.
  3. Kupët e kekëve duhet të lyhen me yndyrë.
  4. 2/3 e kupës mbusheni me masën e fituar.
  5. Shtoni pjesët e prera të bananes dhe arrat dhe piqni për 15-18 minuta.

Si të përgatitni kek me arra dhe banane?

Bëhuni gati të gatuani kekët më të mirë me arra dhe banane!

Fillimisht nxejeni furrën deri në 175 gradë celcius. Lyeni me yndyrë tepsinë e kekëve apo vendosini në kupa prej letre.

Përzijini të gjithë përbërësit në një pjatë të madhe.

Pastaj mbushini kupat e kekëve (2/3 e kupës), pasi që kekët do të fryhen gjatë pjekjes. Shtoni pjesët e prera të bananes dhe arrat në fund.

Piqni për 15-18 minuta.

Kekët me banane janë gati! Mund t'i hani në mëngjes duke i shoqëruar me kafe apo si një ushqim mes vakteve gjatë mesditës apo pas darkës.

Shpërndaj
Receta - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni çdo informacion në lidhje me nutricionet. Ne ndajmë karakteristika të ndryshme të nutricioneve dhe do t'iu ndihmojmë që të bëni zgjedhje të mençura të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në nutricione@rilinde21.sg-host.com