Recetë Keku me Patate të Ëmbla
Koha Totale:
- 40 minuta
Për sa Persona:
- 9 persona
Lloji i Dietës:
- Paleo
- Vegjetariane
Përbërësit
- 1 avokado
- 1 kupë pure të patateve të ëmbla, të gatuara
- ½ kupe salcë molle
- ¼- ½ kupe mjaltë
- 1 lugë çaji me ekstrakt vanilla
- 4 vezë
- ¼ kupe miell kokosi
- 2 lugë pluhur niseshte
- ½ kupe pluhur kakao
- ½ lugë çaji me kripë deti
- 1 lugë çaji sodë buke
Kremi i ëmbëlsirës - ¼ kupe mjaltë
- ½ kupe gjalpë të bajameve të shtypura
- ¼ pluhur kakao
- ½ qumësht kokosi
- Kripë deti
Udhëzimet
- Ngroheni furrën deri në 190 gradë celcius.
- Lyejeni tiganin me dimensione 20x20 me vaj të kokosit dhe vendosni letër gatimi.
- Në një pjatë kombinoni avokadon, patatet e ëmbla, salcën e mollës, mjaltën dhe vanillën. Pasi të zbuten, shtoni pluhur kakao.
- Shtoni vezët një nga një.
- Në një pjatë tjetër, kombinoni miellin e kokosit, niseshten, kripën dhe sodën e bukës.
- Kombinoni të dy përzierjet deri sa të zbuten.
- Vendosini në tiganin e lyer dhe piqni për 25-35 minuta.
- Gjatë pjekjes kombinoni përbërësit e fundit në një pjatë të ndarë deri sa të përzihen mirë dhe të zbuten.
- Kur kekët të përfundohen mbulojini me këtë miksturë.
Si të përgatisim kekë me patate të ëmbla
Filloni duke e ngrohur furrën deri në 190 gradë celcius. Pastaj lyejeni tiganin me dimensione 20x20 me vaj të kokosit dhe vendosni letër pergamene.
Në një pjatë kombinoni avokadon, patatet e ëmbla, salcën e mollës, mjaltën dhe vanillën. Pasi të zbuten, shtoni pluhur kakao. Salca e mollës do të ëmbëlsojë kekët e shëndetshëm pa asnjë sheqer rë rafinuar; kjo do të thotë pa kriza të sheqerit apo fëmijë hiper energjetik!
Kur mikstura është e butë, shtoni pluhurin e kakaos.
Pastaj, shtoni vezët një nga një. Në një pjatë tjetër, kombinoni miellin e kokosit, niseshten, kripën dhe sodën e bukës.
Kombinoni të dy përzierjet deri sa të zbuten. Pastaj vendosini në tiganin e lyer dhe piqni për 25-35 minuta.
Përderisa kekët janë duke u pjekur kombinoni përbërësit e kremit në një pjatë të ndarë deri sa të përzihen mirë dhe të zbuten. Trashësia mund të jetë diku mes shurupit, mbulesës dhe kremit.
Pasi të përfundohen kekët dhe të ftohen, mbulojini ato me miksturën dhe ju bëftë mirë! Një porcion bën dikun deri 9 kekë me qokollatë dhe patate të ëmbla.
Doni diçka ekstra? Provoni t’i mbuloni kekët me copa të vogla të qokollatave të zeza.