Recetë për Kek me Limona të Athët
Koha Totale:
- 1 orë e 20 minuta
Për sa Persona:
- 8-10 persona
Lloji i Dietës:
- Paleo
- Vegjetariane
Përbërësit
- Korja e gatuar e kekut
- 2 kupë qumëshët të kokosit të kondensuar (ose tjeter)
- ½ kupë lëng të shtryshur te limonit të athët
- 1 lugë çaji me lëvore të limonit të athët
- 1 lugë çaji të ekstraktit të vaniljes
- ½ kupe mjalte
- 2 lugë nisheste
- ½ lugë çaji kripë deti
- 2-3 limona të athët të prerë për zbukurim
Udhëzimet
- Në një tigan të thellë mbi ngrohtësi mesatare, kombinoni nishesten dhe vajin. Përziejini deri sa të fitohet një masë yndyrore.
- Pas një minute shtoni qumështin. Përzijeni vazhdimisht deri sa përzierja të trashet dhe të fitohet një masë me formë të karamelit, për rreth 10 minuta.
- Shtoni lëngun e limonave të athët, lëvoret e limonave të athët, vaniljen, mjalten dhe kripën. Përziejini deri sa përzierja të trashet edhe më shumë, për rreth pesë minuta.
- Zbrazeni përzierjen në korën e byrekut dhe lëreni të ftohet, pastaj lëreni të ftohet në frigorifer, për rreth një orë.
- Zbukurojeni me limon të athët dhe servojeni.
Si të përgatisim këtë recetë të byrekut me limon të athët
- Hapi i parë në përgatitjen e kësaj recete është të kombinoni 2 lugë nisheste dhe 1 lugë vaj në një tigan të thellë në nxehtësi mesatare. Thjesht përzijeni niseshten dhe vajin për përafërsisht 1 minutë deri sa të krijoni një masë yndyrore.
- Pastaj shtoni 2 kupa të qumëshit të kondensuar të kokosit. Do t’iu duhet të përzieni vazhdimisht deri sa përzierja të trashet dhe të fitohet një masë me formë të karamelit. Kjo mund t’iu marrë rreth 10 minuta.
- Tani shtoni ½ kupë lëng të limonit të athët, 1 lugë çaji të lëvores së limonit të athët, 1 lugë çaji të ekstraktit të vaniljes, dhe ½ lugë çaji të kripës së detit.
- Përzijeni deri sa përzierja të trashet edhe më shumë, për rreth pesë minuta.
Kjo ishte e lehtë apo jo? Mbushja e kekut është gati. Tani vetëm duhet ta vendosni në koren e kekut.
Unë preferoj ta dekoroj këtë byrek me dy apo tre limona të athët të prerë. Kjo është një shtesë vërtetë piktoreske.
Dhe kështu keku juaj me limona të athët është gati për t’u shijuar!