Recetë të Kekut me Gjalp Kikiriku
Koha Totale:
- 35 minuta
Për sa Persona:
- 10 person
Lloji i Dietës:
- Ëmbëlsira
- Pa gluten
- Vegjeterian
Përbërësit
- 1 filxhan gjalpë kokosi
- 1 filxhan gjalpë kikiriku organikë të butë (me kikirikë Valencia)
- 1 lugë proteinë pluhur me shije gjalpi kikiriku e përgaditur nga lëngu i kockave (opsional *)
- ½ filxhan vaj kokosi i shkrirë
- ¼ filxhan shurup panje
- ¼ lugë çaji kripë deti
Udhëzimet
- Shtoni të gjitha përbërësit në një përpunues të ushqimit dhe përzieni derisa përzierja të jetë e butë, duke shtuar më shumë vaj të kokosit, nëse është e nevojshme.
- Derdhni përzierjen në një pjatë për pjekje 8X8 të veshur me letër pergamene.
- Ngrijeni për 30 minuta ose deri sa të jetë e gatshëme për t’u shërbyer.
Si të përgatisim këtë recetë të kekut me gjalp kikiriku
Meqë ky kek me gjalpë kikiriku merr pak kohë për t'u përgatitur, le të fillojmë!
Së pari, shtoni të gjithë përbërësit në procesorin e ushqimit. Unë filloj me gjalpë kokosi dhe vajin e kokosit.
Pastaj, shtoj gjalpin e kikirikut.
Pastaj, shtoj shurup panje. Mirëpo ju mund ta zgjedhni rradhën që ju pëlqen. Mos harroni proteinë pluhurin nëse vendosni ta përdorni atë!
Përzijini përbërësit së bashku deri sa ajo përzierje të jetë e butë. Mund të shtoni më shumë vaj kokosi këtu nëse është e nevojshme.
Pastaj, mbuloni pjatën për pjekje me letër pergamene dhe hidhni përzierjen në të. Përdorni lopatëz gome për ta shpërndarë në mënyrë të barabartë përzierjen në tigan.
Vendosni tiganin në frigorifer për 30 minuta ose deri sa të forcohet gjalpi i kikirikut.
Shërbejeni dhe shijojeni! Për të mbajtur tepricat, vendoseni kekun në frigorifer.