Si të Përgatisni Tortë me Lava të Shkrirë
Koha Totale:
- 15 minuta
Për sa Persona:
- 4 person
Lloji i Dietës:
- Pa gluten
Përbërësit
- 110 gram copa të çokollatës së zezë (minimumi 70% kakao)
- 6 lugë të gjalpit organik
- ¼ filxhani sheqer
- 1 lugë çaji ektsrakt vanilje
- 2 vezë
- ¼ filxhani miell kasava
- 1 lugë çaji pluhur për pjekje
Udhëzimet
- Ngrohni furrën paraprakisht deri në 204 °C.
- Lyeni 4 pjata qeramike të 170 gramëve dhe lërini me një anë.
- Në një tenxhere të dyfishtë, shkrini çokollatën e zezë, gjalpin dhe sheqerin.
- Kur të shkrihet, shtoni ekstraktin e vaniljes.
- Largoni përzierjen e çokollatës nga nxehtësia dhe përzijini vezët, miellin dhe pluhurin për pjekje.
- Hidhni sasi të barabarta të përzierjes në pajatat e qeramikës.
- Piqni kekët e llavës së shkrirë për 10 minuta.
- Largojini nga furra dhe servojini të nxehtë.
Si të përgatisim tortë me lava të shkrirë ... me përbërësit e duhur
Ju nuk duhet të jeni një kuzhinier i trajnuar për të bërë një kek fantastikë me çokollatë të shkrirë në shtëpi. Kjo është receta ime e preferuar për të përgatitur këtë ëmbëlsirë - siguron pjekjen e një tortë dekadente, pa përbërësit e dyshimtë të recetave të tjera.
Në vend të miellit vjetër, do të përdorim miellin kasava. Kjo alternativë pa gluten është veçanërisht e mirë për të pjekur sepse asaj i mungon një aromë e fortë, kështu që është e lehtë për ta zëvendësuar në pothuajse çdo recetë.
Duke përdorur gjalpë organik, merrni më shumë lëndë ushqyese dhe acide yndyrore sesa gjalpi standardë. Është gjithashtu anti-inflamator dhe më i mirë për shëndetin tuaj të zemrës. Ju gjithashtu do të parandaloni rëniet e sheqerit në gjak duke përdorur sheqer date në vend të sheqerit të rafinuar. Bërë nga Medjool Dates, ky sheqer natyral tretet lehtë dhe ndihmon në metabolizimin e proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve.
Së fundmi, mos përdorni copat e çokollatave me qumësht dhe merrni copat e çokollatës së zezë për këtë tortë llave me çokollatë. Jo vetëm që është e mbushur me antioksidantë dhe ka një përmbajtje të ulët të sheqerit, por është edhe më e ulët në qumësht sesa çokollata e qumështit, që do të thotë se trupi juaj do të thithë të gjitha përfitimet shëndetësore të çokollatës së errët shumë më mirë.
Nëse jeni gati për të filluar pjekjen, le të përgadisim këtë tortë llave!
Filloni duke ngrohur furrën paraprakisht deri në 204 °C, pastaj lyeni 4 pajat qeramike të 170 gramëve dhe lërini me një anë.
Në një tenxhere të dyfishtë, shkrini çokollatën e zezë, gjalpin dhe sheqerin.
Kur të shkrihet çokollata, shtoni ekstraktin e vaniljes.
Pastaj largoni përzierjen e çokollatës nga nxehtësia dhe përzijini vezët, miellin kasava dhe pluhurin për pjekje.
Hidhni sasi të barabarta të përzierjes në pjatat e lyera të qeramikës dhe piqni kekët e llavës së shkrirë për 10 minuta.
Largojini kekët nga furra dhe servojini sa janë të nxehtë dhe të shkrirë.
Kjo recetë e tortës së shkrirë lava është për katër servime, por ju mund të gjeni veten duke u zgjatur për më shumë!