Recetë për Krepe Amerikane me Kungull dhe Boronica
Koha Totale:
- 15 minuta
Për sa Persona:
- 4 persona
Lloji i Dietës:
- Vegjetariane
Përbërësit
- 1 kupë miell integral
- 2 vezë
- 1 kupë qumësht kokosi ose tjetër
- ½ kupë pure të kungullit
- ½ kupë boronica të freskëta apo të ngrira
- 1 lugë çaji kanellë
- 2 lugë çaji ekstrakt vanilje
*1 kupë = 250 ml
*1 kupë = 130 gr
Udhëzimet
- Kombinoni përbërësit e lëngët në një pjatë
- Përziejini përbërësit e thatë me kujdes për të mos i grumbulluar
- Përziejini boronicat
- Ngrohni tiganin me vaj në temperaturë mesatare
- Hidhni përafërsisht 1/3 e kupës me brum të krepeve deri sa të mbushet tigani.
- Gatuajini derisa të formohen flluska mbi brumë dhe të pëlcasin, pastaj rroutllojini dhe vazhdoni t’i gatuani
- Shërbejini të ngrohta me boronica dhe me shurup panje
Kjo recetë për krepe amerikane me kungull dhe boronica është e preferuara e të gjithë atyre që e provojnë. Kualifikohet si një ushqim i pasur me fibra, dhe është shumë i shijshëm. Provojeni dhe nuk do të pendoheni.