Lart

Petulla me Banane dhe Proteina

Koha Totale:
20 minuta

Për sa Persona:
1-2 persona

Lloji i Dietës:
Mengjes me Proteina
Vegjeteriane

Petulla me Banane dhe Proteina janë një element kryesor i mëngjesit për çdo entuziast të fitnesit. Bëhuni të sinçertë petullat e kujt përfundojnë të njomura dhe shqyhen menjëherë?

Kjo recetë e lehtë,  do të jetë receta e juaj e preferuar për petulla me proteina dhe banane për mëngjes (dhe ndoshta edhe drekë dhe darkë).

Përbërësit

  • 1 banane e madhe
  • 2 vezë të mëdha (ose 4 të bardha vezësh nëse kërkoni të zvogëloni kaloritë dhe përmbajtjen e yndyrës)
  • 1 lugë (35g) Impact Whey Protein me shije Banane ose Vanillë
  • 1 lugë  (35g) tërshërë

Udhëzimet

  1. Së pari, hapni një tigan që nuk ngjit në një nxehtësi mesatare dhe lëreni të nxehet. Nxehtësia mesatare është thelbësore këtu - nëse fillon të shihni tym, është shumë e nxehtë.
  2. Tjetra, shtoni bananen dhe vezët në një blender ose përpunues ushqimi. Përziejeni derisa të jenë tretur plotësisht.
  3. Shtoni Impact Whey Protein dhe tërshërën në blender dhe përpunojeni derisa të jetë e njëtrajtshme. Sigurohuni që t’i shtoni këto pas bananeve dhe vezëve për të parandaluar ngjitjen e protein pluhurit në pjesën e poshtme të blenderit (askujt nuk i pëlqen një mase me kokrra)
  4. Shtoni një të katërtën e brumit në tiganin tuaj të nxehur më parë. Nëse ju pëlqen, ju mund t’i bëni petullat pak më të trasha - mjafton të prisni 20 sekonda dhe shtoni një lugë tjetër prej masës sipër.
  5. Prisni rreth 30 sekonda (ose derisa të jetë e artë në pjesën e poshtme), pastaj përdorni një shpatull për të rrokullisur petulla dhe gatuajeni për 30 sekonda të tjera. Përsëriteni derisa të mos ju mbetet asnjë pjesë e qullur.
  6. Servoni me shtojcat e juaja të preferuara. (Disa nga rekomandimet tona jane: fruta te fresket, qumesht apo edhe mjalte)

Ju befshin mire!

Kalori 115 kcal 9 Kalori nga Yndyrna

 

Shpërndaj
Receta - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni çdo informacion në lidhje me nutricionet. Ne ndajmë karakteristika të ndryshme të nutricioneve dhe do t'iu ndihmojmë që të bëni zgjedhje të mençura të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në nutricione@rilinde21.sg-host.com