fbpx
Lart

Recetë e Salçiçeve me Gjeldeti (mish Qure) për Mëngjes

 

Koha Totale:

  • 20 minuta

Për sa Persona:

  • 6 – 8 persona

Lloji i Dietës:

  • Pa gluten

Recetë e salçiçeve me gjeldeti për mëngjes

 

Përbërësit

  • Gjysmë kilogrami mish gjeldeti/qure  i grirë, ose mish pule/viçi
  • 2 lugë biskota të njelmëta, të thërrmuar
  • 1 vezë, pak e rrahur
  • ½ qepë të vogël, të grirë
  • ¼ lugë çaji kanellë
  • ¼ lugë çaji borzilok
  • ¼ lugë çaji spec i kuq
  • ¼ lugë çaji xhenxhefil
  • ½ lugë çaji magdanoz
  • ½ lugë çaji trumzë
  • ½ lugë çaji origano
  • ½ lugë çaji sherbelë
  • 2 lugë çaji kripë deti
  • ¼ lugë çaji piper

Udhëzimet

  1. Gatuani qepët me 1 lugë gjalpë deri sa të zbuten dhe të bëhen të tejdukshme.
  2. Në një pjatë, kombinoni të gjithë përbërësit, përveç gjalpit.
  3. Formoni salçiçe dhe fërgoni në një tigan të madh.

Kjo recetë e salçiçeve është pjata më e mirë për ta filluar ditën! Është e pasur me proteina dhe aroma që i’u lë të kënaqur!

Shpërndaj
Receta - Probleme.me
Receta - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni çdo informacion në lidhje me nutricionet. Ne ndajmë karakteristika të ndryshme të nutricioneve dhe do t'iu ndihmojmë që të bëni zgjedhje të mençura të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në [email protected]