Recetë e Salçiçeve me Gjeldeti (mish Qure) për Mëngjes
Koha Totale:
- 20 minuta
Për sa Persona:
- 6 – 8 persona
Lloji i Dietës:
- Pa gluten
Përbërësit
- Gjysmë kilogrami mish gjeldeti/qure i grirë, ose mish pule/viçi
- 2 lugë biskota të njelmëta, të thërrmuar
- 1 vezë, pak e rrahur
- ½ qepë të vogël, të grirë
- ¼ lugë çaji kanellë
- ¼ lugë çaji borzilok
- ¼ lugë çaji spec i kuq
- ¼ lugë çaji xhenxhefil
- ½ lugë çaji magdanoz
- ½ lugë çaji trumzë
- ½ lugë çaji origano
- ½ lugë çaji sherbelë
- 2 lugë çaji kripë deti
- ¼ lugë çaji piper
Udhëzimet
- Gatuani qepët me 1 lugë gjalpë deri sa të zbuten dhe të bëhen të tejdukshme.
- Në një pjatë, kombinoni të gjithë përbërësit, përveç gjalpit.
- Formoni salçiçe dhe fërgoni në një tigan të madh.
Kjo recetë e salçiçeve është pjata më e mirë për ta filluar ditën! Është e pasur me proteina dhe aroma që i’u lë të kënaqur!