Lart

Recetë Omleti Jugperëndimor

 

Koha Totale:

  • 10 – 15 minuta

Për sa Persona:

  • 1 person

Lloji i Dietës:

  • Vegjetariane

Recetë Omleti Jugperëndimor

 

Përbërësit

  • 1 lugë vaj kokosi
  • 3 vezë
  • ¼ e qepës, e prerë
  • ½ spec, i prerë
  • 1 lugë çaji piper i kuq i djegëst
  • ¼ lugë çaji piper të zi
  • ½ kupë* fasule të zeza
  • ¼ kupë* salcë avokadoje
  • ¼ kupë* salcë domatesh

*1 kupë = 230 ml

Udhëzimet

  1. Në një pjatë, rrahni vezët, pastaj përzieni vezët, specin, biberin e djegëst dhe biberin e zi.
  2. Ngrohni tiganin me vaj në temperaturë mesatare, shtoni përzierjen e vezës dhe gatuani për 3 minuta derisa vezët të gatuhen pjesërisht.
  3. Rrotulloni me lopatëz dhe vazhdoni t’i gatuani për 2-3 minuta.
  4. Mbulojeni me fasule të zeza, salcë domatesh dhe avokadoje para se ta shërbeni.


Kjo recetë për omletë jug perëndimore është shumë e shijshme! Është e pasur me proteina, fibra dhe me shije të mirë! Provojeni këtë mënyrë kur të përgatitni vezët në mëngjes!

Shpërndaj
Receta - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni çdo informacion në lidhje me nutricionet. Ne ndajmë karakteristika të ndryshme të nutricioneve dhe do t'iu ndihmojmë që të bëni zgjedhje të mençura të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në nutricione@rilinde21.sg-host.com