‘Smoothie’ Hidratuese me Shalqi, Luleshtrydhe dhe Banane
Koha Totale:
- 5 minuta
Për sa Persona:
- 2 persona
Lloji i Dietës:
- Pa gluten
- Paleo
- Vegjetariane
Përbërësit
- 1 banane
- 2 kupa* shalqi pa fara të freskët apo të ngrirë
- ½ kupë* luleshtrydhe të ngrira
- 1 lugë fara chia (opsionale)
- Shurup panje sipas dëshirës (opsionale)
*1 kupë = 250 ml
*1 kupë = 130 gr
Udhëzimet
- Shtoni të gjithë përbërësit në blender dhe përzieni deri sa të kombinohen mirë.
Si të përgatisim 'Smoothie' Hidratues me Shalqi
Përgatitja e këtij 'smoothie' të freskët është e lehtë. Varësisht nga dëshira juaj mund të ndryshoni recetën. Nëse dëshironi 'smoothie' pjesërisht të shkrirë mund të provoni metodat në vijim:
- Përdorni shalqi të ngrirë në vend të shalqirit të freskët.
- Shtoni copëza të akullit (kjo do ta rritë nivelin e ujit dhe do ta zvogëlojë ëmbëlsinë).
- Apo thjeshtë ngrijeni 'smoothie'-n deri sa të fitohet produkti i dëshiruar.
Filloni duke shtuar në blender bananen dhe ½ kupë të luleshtrydheve të ngrira.
Nëse iu pëlqejnë 'smoothie'-t më të ëmbla mund të shtoni shurup panje por mund të pajtoheni me faktin se lëngu i luleshtrydheve dhe i copave të shalqirit të kombinuara me banane janë mjaftueshëm të ëmbla.
Pastaj shtoni një kupë jogurt të arrës së kokosit dhe 2 kupa me shalqi të freskët (ose edhe shalqi të ngrirë). Përbërës opsional për këtë 'smoothie' freskuese janë edhe një lugë fara chia, të cilat ua rekomandojmë për shkak të vlerave ushqyese dhe përfitimeve të shumta që kanë për shëndetin.
Përzieni përbërësit deri sa të kombinohen mirë.
'Smoothie' juaj do të jetë i lehtë e i shijshëm dhe nuk iu merr më shumë se 5 minuta për ta përgatitur. Ju bëftë mirë!