Lart

Pasta Sallatë me Tuna, Ullinjë Kalamata dhe Domate të Vogla

 

Koha Totale:

  • 15 minuta

Për sa Persona:

  • 8 persona

Lloji i Dietës:

  • Pa gluten

Pasta Sallatë me Tuna , Ullinjë Kalamata dhe Domate të Vogla

 

Përbërësit

  • Një kuti prej 350 gramësh makarona me oriz, të gatuar
  • 2 kanaqe prej 140 gramësh me peshk tuna
  • ½ qepë të kuqe, të prerë
  • ½ kupë të ullinjëve kalamate, pa bërthama
  • ½ speca zile, të prerë
  • 2 lugë kaperë
  • 1 kupë domate të vogla, të prerë
  • 1/3 kupë majonez paleo
  • 1/3 kupë mustard Dijon
  • ½ lugë çaji kripë
  • ½ lugë çaji piper
  • ½ kupë qepë të gjelbra, të prera
  • ¼ kupë mikro zarzavate

Udhëzimet

  1. Shtoni të gjithë përbërësit në një pjatë të madhe, duke përzier derisa të kombinohen mirë.
  2. Mbajini të ftohura deri sa t’i shërbeni.
  3. Hidhni përmbi qepë të gjelbra të prera dhe mikro zarzavate.

Si të përgatisim sallatë me pasta dhe tuna

Sallata e makaronave me tuna nuk kërkon aftësi serioze kulinare, kështu që kjo recetë është e shoqërueshme edhe me gatuesit fillestar.

Për të përgaditur këtë recetë duhet që ullinjët, domatet, qepët dhe specat të jenë të prerë. Gjithashtu duhet të gatuani pastat sipas udhëzimeve në paketim dhe t'i lini të ftohen para se ta shtoni në miksturë. Kjo është e gjitha! Tani jeni gati t’i përzieni të gjitha së bashku.

  • Së pari shtoni pastën e gatuar në një pjatë të madhe.
  • Shtoni qepën e kuqe
  • Hidhni brenda ullinjët Kalamata.
  • Speci zile (i kuq, i gjelbërt apo i verdhë) shkon pastaj me rradhë.
  • Shtoni kaperin.
  • Dhe në fund, shtoni majonezin Paleo dhe mustardin Dijon në pjatë.
  • Përzijini mirë deri sa të kombinohen mirë.
  • Para se të servohen, mbuloni sallatën me tuna dhe makarona me qepë të gjelbra dhe mikro zarzavate për një shtesë të vlerave ushqyese dhe shijeve.
  • Nëse nuk do ta hani sallatën e tunës me makarona menjëherë, mbajeni të mbuluar dhe të ftohur deri sa të jetë gati për tu servuar.

Shijojeni!

 

Shpërndaj
Receta - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni çdo informacion në lidhje me nutricionet. Ne ndajmë karakteristika të ndryshme të nutricioneve dhe do t'iu ndihmojmë që të bëni zgjedhje të mençura të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në nutricione@rilinde21.sg-host.com