fbpx
Lart

Sallata Cezar me Lakër Jeshile dhe Salmon

 

Koha Totale:

  • 8 minuta

Për sa Persona:

  • 2 persona

Lloji i Dietës:

  • Pa gluten

Sallata Cezar me Lakër Jeshile dhe Salmon

 

Përbërësit

  • 3 kupa lakër jeshile të njoma
  • 3 kupa zemra romaine, të prera
  • 1½ molla të gjelbra, të prera hollë
  • 1 rrepkë shalqiri, e prerë hollë
  • 56-226 gram salmon i kapur në natyrë, i gatuar
  • ½ kupë manchego, i prerë hollë
  • 3 lugë qepë të gjelbra, të grira
  • 1/8 lugë çaji kripë deti
  • 1/8 lugë çaji piper
  • Salca e sallatës
  • 1 salcë shqeme cezar

Udhëzimet

  1. Përgatititni salcën e sallatës dhe lëreni mënjanë.
  2. Në një pjatë të madhe për përzierje, shtoni lakrën jeshile dhe romaine.
  3. Shtoni mollën e prerë dhe rrepkën shalqi.
  4. Hidhni salcën, dhe duke përdorur duart, përzijeni deri sa të kombinohet mirë.
  5. Transferoni përzierjen e sallatës në një pjatë të madhe për sallata dhe shtoni salmonin, manchego-n dhe qepët e gjelbra
  6. Hidhni kripë dhe piper
  7. Vendoseni në një pjatë, servojeni dhe shijojeni!

Si të përgatisim sallatën Cezar me lakër jeshile

Këtë recetë mund ta servoni si vakt në vete apo si pjatë anësore; është aq e mirë.

Gati të vazhdojmë?

  • Filloni duke përgatitur salcën e sallatës Cezar me shqeme dhe lëreni mënjanë. Pastaj në një pjatë të madhe për përzierje, shtoni lakrën jeshile dhe romaine.
  • Pastaj shtoni mollën e prerë dhe pastaj rrepkën. Sa shumë ngjyra ka në këtë sallatë!
  • Hidhni salcën në sallatë.
  • Pastaj duke përdorur duart, përzijeni deri sa të kombinohet mirë. Duam që ta shijojmë salcën me shqema në çdo kafshatë!
  • Vendosni përzierjen e sallatës në një pjatë të madhe për sallata dhe shtoni përbërësin e fundit: salmonin, djathin manchego dhe qepët e gjelbra.
  • Hidhni kripë dhe piper, servojeni, dhe ju bëftë mirë.
Shpërndaj
Receta - Probleme.me
Receta - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni çdo informacion në lidhje me nutricionet. Ne ndajmë karakteristika të ndryshme të nutricioneve dhe do t'iu ndihmojmë që të bëni zgjedhje të mençura të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në [email protected]

Na ndiqni në FacebookPër të Mos Humbur Asnjë Super-Postim të Probleme.me
Bëje Like