Sallata me Spinaq dhe Luleshtrydhe
Koha Totale:
- 12 minuta
Për sa Persona:
- 4 – 6 persona
Lloji i Dietës:
- Për shëndet të zorrëve
- Vegjeterian
Përbërësit
- Sallata
- 6 kupa spinaq
- 2 kupa luleshtrydhe, të prera
- ½ qepë e kuqe, e prerë
- 1 avokado, e prerë
- ¼ - ½ kupë dhie feta
- ¼ kupë bajame, të prera
- Salca e sallatës:
- ½ kupë vaj ulliri ekstra i virgjër
- 2 lugë uthull molle
- 1 lugë lëng limoni
- 1 lugë mjaltë apo shurup panje
- ¼ lugë mustardë
- 1½ lugë fara të lulëkuqes
- Kripë & piper
Udhëzimet
- Në një pjatë të vogël, përzijini të gjithë përbërësitë për salcën e sallatës deri sa të kombinohen mirë dhe lëreni mënjanë.
- Kombinoni të gjithë përbërësit për sallatën dhe përzijini deri sa të kombinohen mirë.
- Ftohni për 20 minuta dhe pastaj servoni.
Si të përgatisim sallatën me spinaq dhe luleshtrydhe
- Për të përgaditur këtë sallatë, merrni një pjatë të vogël dhe përzijini përbërësit për salcën e sallatës. Kombinoni ½ kupë vaj ulliri ekstra virgjin, 2 lugë uthull mole, 1 lugë lëng limoni, 1 lugë mjaltë apo shurup panje, ¼ lugë mustardë, 1½ lugë fara të lulëkuqes dhe kripë e piper sipas dëshirës.
- Pastaj, shtoni përbërësit e sallatës në një pjatë të vogël. Për të ushqyer 4 deri në 6 persona, përfshini 6 kupa spinaq, 2 kupa luleshtrydhe të prera, qepë e kuqe e prerë përgjysëm, 1 avokado e prerë, rreth ½ kupe djathë dhie feta dhe ¼ kupe bajame të prera.
- Hidhni salcën me fara të lulkuqeve në sallatë dhe përzijeni mirë deri sa të kombinohen mirë. Pastaj ftohini sallatën për 20 minuta kështu që servohet e ftohtë dhe e fortë.Dhe ja ku e keni – një sallatë e pasur me vlera ushqyese, e mirë për zemrën dhe luftuese e sëmundjeve, që mund të servohet për drekë apo darkë. Ju bëftë mirë.