Lart

Receta e Sallatës Cobb me Salcë Avokadoje

 

Koha Totale:

  • 10 minuta

Për sa Persona:

  • 2 persona

Lloji i Dietës:

  • Pa gluten

Sallatë Cobb Avokado

 

Përbërësit

  • 113 gram proshutë viçi, e prerë dhe gatuar
  • 113 gram salmon i tymosur, i prerë
  • 2 vezë të ziera
  • ¼ kupë djathë dhie (ose tjeter) i thërmuar
  • 2 kupa sallate romaine, të prera
  • 2 kupa lakër të gjelbër, të prerë
  • ¼ kupë bizele
  • 2 rrepka, të prera gjate
  • 1 qepë, e prerë
  • 2 speca të kuq të pjekur, të prerë mirë

Salca për sallatën:

  • 1 limon i gjelbert (lime), i shtrydhur
  • ¼ kupë magdanoz
  • ½ avokoado
  • 1 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë biber i kuq
  • 1 lugë kos 
  • 1 feferon

Udhëzimet

  1. Në përpunues të ushqimit, kombinoni përbërësit e salcës së sallatës dhe përzijini deri sa të zbuten.
  2. Mbajeni salcën të ftohur deri sa ta përdorni.
  3. Shtresoni të gjithë përbërësit njëtrajtësisht mes dy pjatave 
  4. Mbulojeni me salcë dhe servojeni

Si të përgatisim këtë recetë për sallatë Cobb

  • Hapi i parë në përgatitjen e kësaj recete është të përgatisim salcën. Në përpunues të ushqimit kombinoni lëngun e 1 limon të gjelber, ¼ kupe magdanoz, ½ avokoado, 1 lugë vaj ulliri, 1 lugë biber i kuq, 1 lugë kos, 1 feferon.
  • Përzijini deri sa të zbuten dhe të fitohet një masë kremoze. Pastaj mbajeni salcën të ftohur deri sa ta përdorni përsëri.
  • Pastaj, do t’i prisni përbërësit e sallatës. Do të duhen 2 kupa lakër romaine.
  • 2 kupa lakër të gjelbër të prerë.
  • Një qepë të gjelbër të prerë, dy rrepka të prera hollë dhe 2 speca të kuq të pjekur dhe të prerë.
  • Pastaj preni 2 vezë të ziera në katërshe, prejini 113 gram proshutë të gatuar viçi dhe preni copë- copë 113 gram të salmonit të tymosur.
  • Tani që përbërësit janë gati, merrni 2 pjata dhe shtresoni përbërësit njëtrajtësisht. Filloni duke shtuar lakrat e gjelbra dhe qepën e gjelbër.
  • Pastaj shtoni rrepkat dhe specat e kuq të pjekur.
  • Pastaj, vezët e ziera dhe salmonin e tymosur.
  • Dhe në fund, proshutën e viçit.
  • Në fund, ndani një ¼ kupe thërrmia të djathit dhe ¼ kupe bizele mes dy pjatave. Tani pjata është gati për salcën; thjeshtë derdheni nga lartë.
  • Nëse keni salcë ekstra, vendoseni në frigorifer dhe përdoreni në sallatën tjetër.

Shpresoj që do t’a shijoni këtë recetë të shëndetshme, të pasur dhe të kënaqshme!

 

Shpërndaj
Receta - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni çdo informacion në lidhje me nutricionet. Ne ndajmë karakteristika të ndryshme të nutricioneve dhe do t'iu ndihmojmë që të bëni zgjedhje të mençura të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në nutricione@rilinde21.sg-host.com