A ke Dëgjuar Ndonjëherë Për Bukë Bananeje?
Koha Totale:
- 55 minuta
Për sa Persona:
- 6 – 8 persona
Lloji i Dietës:
- Paleo
- Vegjetarian
Përbërësit
- 4 vezë
- 3 banane mesatarisht të pjekura dhe të shtypura
- ¼ kupë* mjaltë
- ¼ kupë* qumësht të arrës së kokosit
- 1 lugë ekstrakt vanille
- 2 lugë sodë buke
- 2¼ kupë* miell të bajameve
- ½ lugë kripë deti
- ½ lugë kanellë
- 1 lugë uthull molle
*1 kupë = 250 ml
*1 kupë = 130 gr
Udhëzimet
- Ngrohni paraprakisht furrën deri në 175 gradë celcius.
- Lyeni tiganin dhe vendoseni mënjanë.
- Në një pjatë, përzieni vezët, bananet, mjaltën, qumështin e arrës së kokosit dhe vanillën.
- Në një pjatë tjetër, përzieni sodën e bukës, miellin e bajameve dhe kanellën.
- Kombinoni të dyja pjatat dhe përzijini deri sa të bashkohen mirë.
- Shtoni uthull molle dhe përzijeni deri sa të shpërndahet përgjatë miksturës.
- Shtoni brumin në tigan. Piqeni për 40-50 minuta.
Si të përgatisim bukë të lëngshme me banane dhe pa gluten
Receta ime paleo për bukë me banane i ka të gjitha pjesët e mira të bukës me banane përderisa është me më shumë vlera ushqyese. Do të përdorim miell të bajameve, që është alternativë më e mirë për zemrën dhe me më pak karbohidrade se mielli i bardhë normal. Gjithashtu mund të ekperimentoni me miell të përzier Paleo, që inkorporon edhe miell të tjerë, si bajame, arrë kokosi, tapiokë dhe arrouroot.
Shtimi i bananeve të tejpjekura e bën bukën të ëmbël, por do të shtojmë edhe mjaltë për të kënaqur dëshirat tuaja. Nëse hezitoni të shtoni mjaltë, mund të përdorni sheqer natyral, granular si sheqeri i kokosit.
Vetëm që, duhet të përdorni më pak nga këto që përmendëm! Në vend të gjalpit, mund të marrim të njëjtin material si të butë me qumësht të kokosit duke e mbajtur kështu receten pa produkte të qumështit. Dhe kjo pra është një bukë me banane që mund ta hani pa u ndier keq! Mos harroni të shikoni videon në fund për të parë si përgaditet!
Filloni duke e ngrohur furrën paraprakisht në 175 gradë celcius. Lyeni një tigan standard dhe vendoseni mënjanë.
Në një pjatë, përzijini me njëra-tjetrën vezët, bananet, mjaltën, qumështin e kokosit dhe vanillën. Ekstrakti i vanillës shton ekstra shije. Mmm!
Në një pjatë tjetër, kombinoni sodën e bukës, miellin e bajameve, kripën e detit dhe kanellën. Kombinoni të dyjat dhe përzijini deri sa të inkoroporohen plotësisht. Shtoni uthullën e mollës dhe përzijeni derisa sa të shpërndahet përgjatë miksturës.
Shtoni brumin në tiganin e lyer. Piqeni për 45-50 minuta.
Servojeni bukën e bananes ose të nxehtë ose të ftohur – të dyjat janë të shijshme! Madje mund të shtoni në listën e ushqimeve që mund ta përgatitni të dielën dhe ta shijoni përgjatë javës për mëngjes apo me një filxhan kafe.
Nëse do ta ngrohni përsëri është shumë e thjeshtë, vetëm futeni në furrë për disa minuta. Mirëpo do të jetë më e lëngshme nëse e hani të ftohtë.