Lart

Granola Bars të Bëra në Shtëpi

 

Koha Totale:

  • 1 orë e 10 minuta

Për sa Persona:

  • 12 persona

Lloji i Dietës:

  • Vegjetariane

Granola Bars të bëra në shtëpi

 

Përbërësit

  • 2-2½ tërshërë të mbështjelllur, organike dhe pa gluten
  • ¾ kupë* gjalpë të bajameve
  • ¾ kupë* mjaltë
  • 1 lugë proteinë pluhur të gjalpit të kikirikut të përgaditur nga supa e eshtrave.
  • ½ lugë kripë deti
  • ¼ kupë* copa të çokollatës së zezë
  • ¼ kupë* kokos të tharë

*1 kupë = 250 ml

*1 kupë = 130 gr

Udhëzimet

  1. Në një tenxhere, me ngrohje mesatare, shtojmë gjalpin e bajameve dhe mjaltën, duke i përzier deri sa të kombinohen por jo të digjen (kjo ndodh relativisht shpejtë).
  2. Largojeni nga nxehtësia dhe vendoseni mënjanë.
  3. Në një pjatë të madhe, vendosni përbërësit e mbetur.
  4. Hidhni përzierjen e gjalpit të bajameve mbi përbërësit e tjerë, dhe përzijini deri sa të përzihen mirë.
  5. Në një tepsi 20x20, të lyer me vaj kokosi, hidhni përzierjen dhe rrafshojeni me duar.
  6. Mbulojeni dhe futeni në frigorifer deri sa të forcohet ( rreth një orë).
  7. Prejeni atë në formë të kubeve apo në formë të zgjatur.

Si të përgatisim Granola Bars në shtëpi

Për shkak se kjo recetë tregon se si të përgadisim granola bars të shëndetshme dhe pa pjekje, nuk ka nevojë ta ngrohim furrën paraprakisht. Gjithashtu kjo recetë ka 7 përbërës- shumicën e të cilëve i keni në dorë tashmë. Minus “kohën e pjekjes” (kohën e pritjes) në frigorifer, këto Granola Bars të bëra në shtëpi marrin diku deri në 10 minuta kohë!

  • Hapi i parë është që në një tenxhere, me ngrohje mesatare,të shtojmë gjalpin e bajameve dhe mjaltën, duke i përzier deri sa të kombinohen por jo të digjen (kjo ndodh relativisht shpejtë). Kur të përzihen mirë bashkë gjalpi i bajameve dhe mjalta mund t’i largojmë nga nxehtësia dhe t'i vendosim mënjanë.
  • Hedhim përzierjen me gjalpë të bajameve mbi përbërësit në pjatë të madhe. Fillojmë vendosjen e përbërësve të mbetur në një pjatë të madhe.
  • Kur të vendosni të gjithë përbërësit në pjatë mund të filloni ti përzieni më ngadalë.
  • Përziejmë deri sa të inkorporohen të gjithë përbërësit mirë.
  • Në një tepsi 20x20(cm), të lyer me vaj kokosi, hidhni miksturën dhe rrafshojeni me duar.
  • Mbulojeni dhe futeni në frigorifer deri sa të forcohet ( rreth një orë).
  • Prejeni atë në formë të kubeve apo në formë të zgjatur.

Ju bëfshin mirë Granola Bars të përgaditura në shtëpi!

Shpërndaj
Receta - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni çdo informacion në lidhje me nutricionet. Ne ndajmë karakteristika të ndryshme të nutricioneve dhe do t'iu ndihmojmë që të bëni zgjedhje të mençura të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në nutricione@rilinde21.sg-host.com